Plus një zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj

Aktuale

Plus një zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:16
Beqir Fejzullahu

Qeveria e Kosovës ka emëruar sot  Beqir Fejzullahu si zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Këtë e ka bërë të ditur vet, Fejzullahu i cili ka publikuar vendimin për emërimin e tij të nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj

Ndryshe, Fejzullahu është zëvendësministri i 59-të i emëruar në Qeverinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, mora vendimin për emërimin tim zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

 I motivuar plotësisht që me një dinamikë të jashtëzakonshme të realizojmë planet qeveritare për një pushtet lokal funksional dhe në dobi të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Faleminderit, kryetarit Kadri Veseli për propozimin, degës së PDK-së në Shtërpcë dhe gjithë miqve për mbështetjen.

Image
Dokumenti
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat