Emrat e pacientëve që hoqën dhe bënë transplante të veshkave në “Medicus”

Aktuale

Emrat e pacientëve që hoqën dhe bënë transplante të veshkave në “Medicus”

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:43
Klinika Medicus

“Skandali në mes të Evropës”, apo rasti “Medicus”, nuk ishte veç një rast që bëri bum medial. Nga krimi i organizuar në këtë klinikë private, sipas Prokurorisë, u shkatërrua jeta e dhjetëra njerëzve. Media në raportin e radhës pas nisjes së rigjykimit për aferën “Medicus” sjell emrat e viktimave të këtij rasti dhe të mjekëve, të cilët, gjithnjë sipas Prokurorisë, i shkaktuan këto viktima.

Një medium evropian e kishte konsideruar edhe si “Skandal në mes të Evropës” dhe si i tillë u trajtua nga shumë media botërore më pastaj. Rasti “Medicus”, i cili tashmë është kthyer në rigjykim  ka prekur jetën e dhjetëra njerëzve.

Express posedon aktakuzën e këtij rasti dhe sjell emrat e atyre që u konsideruan viktima të tashmë të dënuarve për herë të parë për trafikim të organeve, Lutfi Dervishi, i cili tash gjendjet në burg, dhe njerëzve rreth tij. Dervishi, sipas Prokurorisë, ka kryer transplantime ilegale të veshkave në Kosovë. Në bashkëpunim me mjekë ndërkombëtarë, shtetas turq dhe gjermanë, kanë kryer rreth 28 operacione të transplanteve dhe heqjen e veshkës. Shumica e pacientëve ishin nga shtete të huaja.

Prokuroria e EULEX pati ngritur aktakuzë për tre mjekë, urologun Lutfi Dervishi, Driton Jilta dhe anesteziologun Sokol Hajdini.

Lista e viktimave duket kështu:

Pacienti i shkruar si Tasim ka hequr veshkën me operacion nga mjekët Yusuf Sonmez dhe Lutfi Dervishi. Operacioni është kryer më 08.03.2008. Anestezologët ishin Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqi.

Pacienti i shkruar si Bamu ka bërë pranim/transplantim të veshkës me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Kr.Kenan (të dy shtetas turq). Operacioni është kryer më 08.03.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqi.

Pacienti i shkruar si Roma ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Lutfi Dervishi. Operacioni është kryer më 11.05.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Isma Bytyqi.

Pacientja Olga Romanov ka bërë pranim/transplantim të veshkës me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Driton Jilta. Operacioni është kryer më 11.05.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi.

Pacienti i shkruar si NN Saida ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Lutfi Dervishi. Operacioni është kryer më 15.05.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqi.

Pacienti i njohur si Salsuk ka bërë pranim/transplantim të veshkës me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Driton Jilta. Operacioni është kryer më 15.05.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqi.

Pacienti i njohur si Makel ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Lutfi Dervishi. Operacioni është kryer më 04.06.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqi.

Pacienti (Pa emër) ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Lutfi Dervishi. Operacioni është kryer më 05.06.2008. Anesteziologët sihin Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqi.

Pacienti (Pa emër) ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Driton Jilta. Operacioni është kryer më 06.06.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Sylejman Dulla.

Pacienti Dzamoi Yael ka bërë pranim/transplantim të veshkës me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Driton Jilta. Operacioni është kryer më 06.06.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi.

Pacienti Alexander (nuk ka asnjë të dhënë)

Pacienti Yosef Samy ka bërë pranim/transplantim të veshkës nga Yusuf Sonmez, Dr. Kenan dhe Lutfi Dervishi. Operacioni është kryer më 19.06.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi/

Pacienti i shkruar si Adnan ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Dr. Kenan. Operacioni është kryer më 20.06.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Sylejman Dulla.

Pacienti i shkruar si Esmene ka bërë pranim/transplantim të veshkës me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez, Dr. Kenan dhe Driton Jilta. Operacioni është kryer më 20.06.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi.

Pacienti Petrit Sopiani – (Nuk ka të dhëna)

Pacienti i shkruar si Alim ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez, Driton Jila, Dr. Rimon dhe Lutfi Dërvishi. Operacioni është kryer nga 02.07.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Sylejman Dulla.

Pacienti i shkrua si FNU LNU ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez, Lutfi Dervishi dhe Dr. Rimon. Operacioni është kryer më 03.07.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi.

Pacientja Elizabeta ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez, Lutfi Dervishi dhe Dr. Kenan. Operacioni është kryer më 22.07.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Sylejman Dulla.

Pacienti Ajsun Hylsoj ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez, Dr. Bungjin, Lutfi Dervishi dhe Dr. Rimon. Operacioni është kryer më 23.07.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Sylejman Dulla.

Pacientja Ana Rusalenko ka hequr veshkën me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez. Operacioni është kryer më 24.07.2008. Anesteziologë ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi.

Pacientja Vera Shvedko ka hequr veshkën me operacion nga Yusuf Sonmez dhe Lutfi Dervishi. Operacioni është kryer më 24.07.2008. Ansesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi.

Pacienti Yalcin Gaelayan ka hequr veshkën me operacion nga Yusuf Sonmez dhe Lutfi Dervishi. Operacioni është kryer më 29.07.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi.

Pacienti i shkruar si Ana ka hequr veshkën me operacion nga Yusuf Sonmez, Dr. Kenan dhe Lutfi Dervishi. Operacioni është kryer më 18.08.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Sylejman Dulla.

Pacienti i shkruar si Vladimir ka hequr veshkën me operacion nga Yusuf Sonmez, Lutfi Dervishi dhe Dr. Kenan. Operacioni është kryer më 19.08.2008. Anesteziologë ishin Sokol Hajdini dhe Sylejman Dulla.

Pacienti i shkruar si Xhenja ka hequr veshkën me operacion nga Yusuf Sonmez dhe Dr. Kenan. Operacioni është kryer më 19.08.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Sylejman Dulla.

Pacienti i shkruar si Pjotor ka hequr veshkën me operacion nga Yusuf Sonmez dhe Dr. Kenan. Operacioni është kryer më 09.09.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi.

Pacienti i shkruar Mitha ka hequr veshkën me operacion nga Yusuf Sonmez, Lutfi Dervishi, Dr. Rinan dhe Driton Jilta. Operacioni i kryer më 27.09.2008. Anesteziologët Sokol Hajdini dhe Sylejman Dulla.

Pacienti i shkruar si Natali ka bërë pranim/transplantim të veshkës me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Driton Jilta. Operacioni është kryer më 29.09.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi.

Pacienti i shkruar si Dany ka bërë pranim/transplantim të veshkës me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez dhe Driton Jilta. Operacioni është kryer më 21.10.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Sylemjan Dulla.

Pacienti i njohur si Ralf ka bërë pranim/transplantim të veshkës me operacion të kryer nga Yusuf Sonmez, Dr. Kenan dhe Dr. Encen. Operacioni është kryer më 26.10.2008. Anesteziologët ishin Sokol Hajdini dhe Islam Bytyqi

Aktakuza thotë se Policia e Kosovës kishte bërë një rishikim të mëtutjeshëm të të dhënave të cilat kishin arritur t’i konfiskojnë në klinikën “Medicus”. Këto të dhëna përfshinin të dhënat mjekësore dhe ditarët e anesteziologëve, të dhënat financiare dhe pasqyrat bankare – transaksionet bankare elektrike dhe transferimet bankare. Gjithashtu kanë konfiskuar edhe llogaritë postare elektronike dhe listat e fluturimeve të udhëtarëve. Sipas këtyre, ishin zbuluar përfshirjet e stafit të “Medicusit”, të punësuarve dhe të tjerëve, në trafikim me njerëz, përfshirë këtu edhe viktima të shumta.

Sipas aktakuzës, këto viktima – por ka edhe të tjerë – janë personat vijues:

Pranuesi i organit ishte personi i shkruar si “Bamu” – burimi i organit për të ishte personi i shkruar si “Tasim” (data e operacionit 09.03.08)

Pranuesi i organit, Olga Romaniuk – burimi i organit për të ishte personi i shkruar në aktakuzë si “Roma” (data e operacionit 11.05.08)

Pranuesi i organit i shkruar si “Salsuk” – burimi i organit për të ishte Saida Akhmedov (data e operacionit 15.05.08)

Pranuesi i organit Moshe Marom – burimi i organit për të ishte Michael Yankuluv (data e operacionit 04.06.08)

Pranuesi i organit i shkruar si FNU LNU (anonim) – burimi i organit për të, personi i shkruar si FNU LNU (anonim) (data e operacionit 05.06.08)

Pranuesi i organit Yael Dzamesi – burimi i organit për të i shkrua si FNU LNU (anonim) (data e operacionit 06.06.08

Pranuesi i organit Sami Yosef – burimi i organit për të Alexander Osinovik (data e operacionit 19.06.08)

Pranuesi i organit Esmer Kaya (esmene) – burimi i organit për të Adnan (data e operacionit 20.06.08)

Pranuesi i organit Leonid Shpolansky – burimi i organit i shkruar në aktakuzë si “Alin” ose “Fima” (data e operacionit 02.07.08)

Pranuesi i organit FNU LNU (anonim) –  burimi i organit për të Faruk Eren (data e operacionit 03.07.08)

Pranuesit e organeve Tadeusz Sadaj/Golan Vanunu – burimi i organeve për ta, Aysun Gulsoy/Elizabeta Moushtatanani (data e operacionit 22.07.08)

Pranuesit e organeve Raul Fain/Ëalter Jungmann – burimi i organeve për ta, Anna Rusalenko/Vera Shevdako (data e operacionit 26.07.08)

Pranuesi i organit FNU LNU (anonim) – burimi i organit për të, Yalcin Caglayan (data e operacionit 29.07.08)

Pranuesit e organeve Yishadi Damari/David Eliahu – burimi i organeve për ta, Anna Avdukova/Vladimir Verboskiy (data e operacionit 18.08.08)

Pranuesi i organit Kurthaim Tutnauer – burimi i organit për të “Xhenja”  (data e operacionit 19.08.08)

Pranuesi i organit Ilana Barkan – burimi i organit për të Petro Mogylny (data e operacionit 08.09.08)

Pranuesit e organeve Allon Nahum/Nataly Mishali – burimet e organeve për ta Lilia Pugachov/Mykhailo Gordodniuk (data e operacionit 28.09.08)

Pranuesi i organit Dani Zadka – pranuesi i organit për të Denis Sheverev (data e operacionit 21.10.08)

Pranuesi i organit Rafael Koralashvili – burimi i organit për të Alexander Kuzmenkov (data e operacionit 26.10.08)

Pranuesi i organit Bezalel Shafran – burimi i organit për të Yilmaz Altun (data e operacionit 31.10.08)

Në mes të 1 janarit të vitit 2008 dhe 4 nëntorit të 2008, Dervishi, Jilta dhe Hajdini akuzohen se kanë kryer veprën e trafikimit me njerëz duke marrë pjesë në heqjen e organeve njerëzore për transplantim te personat tjerë, me qëllim të shfrytëzimit. Këtë veprimtari këta mjekë thuhet se e kanë kryer në Vushtrri, aty ku gjendej klinika “Medicus”.

Lutfi Dervishi akuzohet se atëkohë ka organizuar, themeluar, mbikëqyrur, menaxhuar, ose drejtuar aktivitetet e një grupi kriminal të organizuar, së bashku me Yusuf Sonmez dhe Moshe Harel, bashkëkonspirator pa aktakuzë të ngritur.

Djali i Lutfi Dervishit, gjithashtu është i përfshirë në këtë rast, mirëpo procedura ndaj tij është e veçuar pasi ai ndodhet në arrati. Arban Dervishi dyshohet se ka  kontribuar qenësisht në kryerjen e veprës penale, duke përfshirë rekrutimin, transportin, transferimin, si dhe mbajtur të fshehur pranimin e personave me qëllim të shfrytëzimit.

Një prej mjekëve në rastin “Medicus”, në vitin 2013 u deklarua fajtor për akuzat që e rëndojnë në aktakuzën e ndryshuar nga prokurori. Ai akuzohej fillimisht për trafikim me njerëz e krim të organizuar, por tash po ndiqet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit si dhe për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit mjekësor.

Anesteziologët që morën pjesë në operacione të transplantit dhe heqjes së veshkës, sipas aktakuzës, janë: Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqit. Sokol Hajdini u dënua për vepër penale lëndim i rëndë trupor me tri vjet heqje lirie.

Media  posedon aktakuzën e ngritur nga prokuroria e EULEX, në të cilën janë emrat e personave që kanë bërë transplant të organeve dhe atyre që kanë hequr veshkën. Shumicën e atyre operacioneve i kanë lejuar vetë Lutfi Dervishi bashkë më Driton Jilten, por në to është i përshirë edhe mjeku turk, Yusuf Sonmez, i njohur ndryshe edhe si “Dr. Vampiri”.

Media është duke raportuar vazhdimisht për rastin “Medicus”, ku tash e disa muaj kanë filluar të dëgjohen dëshmitarët e këtij rasti. Të përfshirë si dëshmitarë në këtë rast janë edhe mjekët që kanë punuar atëkohë në “Medicus”. Të njëjtët, atëkohë kanë vepruar dhe disa vazhdojnë të veprojnë ende në QKUK.

Për pacientin e fundit, Bezalel Shafran ndaj të cilit u bë transplant i veshkës, Media ka raportuar këtë javë, duke publikuar edhe dëshminë e tij të dhënë më 2008. Ai ka treguar në detaje se si ka ardhur në Kosovë, sa ka paguar për një veshkë dhe me kë është takuar në Aeroportin e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat