Pacolli: Jam krenar me të kaluarën time

Aktuale

Pacolli: Jam krenar me të kaluarën time

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 17:45
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj shkrimeve në media, të cilat e kanë quajtur skandaloze se ai vazhdon të udhëheqë me Mabetex, duke thënë se këto pohime janë skandaloze dhe të pavërteta.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot lexova në media për një gjë që dikush nga mediat po e quan “skandaloze” gjoja se unë vazhdoj të udhëheq me Mabetex-in. Unë skandaloze e quaj tendencën ose vullnetin e disave për të pasqyruar gabimisht një të vërtetë.

Që nga viti 2007 e sidomos nga viti 2010 (kur jam ngarkuar me poste institucionale) unë u jam nënshtruar dhe funksionoj në përputhje te plotë me ligjet e Kosovës (ashtu siç parashihet për zyrtaret e lartë).

Nga ana tjetër jam shumë krenar me punën, aktivitetin dhe të kaluarën time ngase kam arritur të ndërtoj një kompani të njohur dhe të suksesshme globalisht.

Për më tepër, kush është i interesuar mund të hulumtojë, jo nëpër platforma mediatike, por te zyrat shtetërore të dhënave për kompanitë kudo qofshin ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat