Mbrojtja e Milaim Zekës ankohet se shteti nuk e pyeti kur ia sekuestroi banesat

Aktuale

Mbrojtja e Milaim Zekës ankohet se shteti nuk e pyeti kur ia sekuestroi banesat

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 20:09
Milaim Zeka

Tri banesa në vlerë mbi 150 mijë euro ia ka sekuestruar shteti, deputetit Milaim Zeka. Avokati i tij Gazmend Halilaj thotë se shteti nuk e pyeti asnjëherë Zekën për në lidhje me prejardhjen e kësaj pasurie.

“Ne nuk kemi qenë të informuar fare dhe asnjëherë nuk është pyetur për to, ne jemi informuar vetëm prej mediave dhe nuk na është dhënë mundësia as e deklarimit lidhur me prej prejardhjen e tyre, se krejt janë përmes transaksioneve bankare dhe gjithçka është e precizuar se kah jon ardhur”, ka thënë Halilaj për Insajderin.

Halilaj i është vënë në krah klientit të tij duke thënë se pasuria e fituar nga Zeka nuk ka të bëjë me hetimet e prokurorisë për mashtrimin e kosovarëve me viza.

“Këto nuk kanë të bëjnë fare me pretendimet e prokurorisë se janë fituar prej veprës penale që po hetohet. Klienti jem thotë që të gjitha këto pare janë fituar në mënyrë të ligjshme prej xhirollogarive bankare dhe gjithçka është perfekt”, ka thënë Halilaj.

Avokati i Zekës, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të ankohet ndaj vendimit për sekuestrim.

“Por behania është që ne vetëm prej medieve jemi informuar dhe nuk është na dhënë mundësia të deklarohemi për këtë çështje që i ka prekur direkt interesat e klientit tim. Ne kemi me ju drejtua shumë shpejt gjykatave për me bë ankesë për këtë vendim. Ne nuk jemi informuar zyrtarisht me asnjë dokument vetëm nga ju”, ka përfunduar Halilaj.

Zeka është duke u hetuar për mashtrim me viza ndaj 920 kosovarëve./Insajderi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat