Doli për ta marr rrogën e veteranit, po shuma që i doli ishte tmerrsisht e vogël

Aktuale

Doli për ta marr rrogën e veteranit, po shuma që i doli ishte tmerrsisht e vogël

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 20:29
ilustrim

Sot janë shpërndar pagat për veteranët e UÇK-së. Ashtu siç ishte e paralajmëruar që veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i marrin pagat këtë të premte për të cilat nuk i morën për tre muajt e fundit. Të njëjtat kanë filluar të dalin qysh tani.

Ai ka thënë se që nga tani rreth 30 mijë veteranëve ka nisur që t’iu dalin pagat e tyre.
I pari i kësaj organizate, ka treguar se paga e tyre është 458 euro.

“Nuk e di numrin e saktë sa veteran kanë marrë paga, por e di që rreth 32 mijë veteranë kanë marrë sot paga. Shuma e tyre që kanë marrë është 458 euro”, është shprehur ai .

Më tej, ai ka shtuar se deri më tani probleme kanë vetëm me një bankë që nuk ju kanë dalë paret disa veteranëve. Mirëpo, sipas tij, procesi është krejtësisht në rregull dhe nuk do të bëjnë ankesë.

“Përveç në Bankën Raiffesein që kemi disa probleme e arsyen nuk e di përse, ndërsa tjerat banka nuk kemi problem asnjë te tonëve ju kanë shkuar paret në llogaritë e tyre bankare. Ne tani jemi ne rregull, nuk kemi ankesë unë për momentin jam me shok në Skenderaj me të tjerët që janë duke i marrë pagat dhe për momentin nuk kanë problem asnjë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 26 milionë euro për t’i mbuluar pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Por një veteran ka treguar se si ai mori sot vetëm gjysmën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat