Hoxha kërkon bashkëpunim rajonal në rrugën integruese

Aktuale

Hoxha kërkon bashkëpunim rajonal në rrugën integruese

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 11:42
Hoxha mori pjesë në konferencën rajonale vjetore në Shkup

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha mori pjesë në konferencën rajonale vjetore në Shkup, me temën “ Ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi rajonal në procesin e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor”, me ç’ rast ka theksuar se procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

Ministrja Hoxha ka theksuar se vazhdimi i konsolidimit demokratik, përmirësimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe krijimi i një ekonomie tregu funksionale, janë detyrat parësore të institucioneve të Kosovës.

Sipas një komunikate të MIE-së, Hoxha ka ritheksuar faktin se Kosova është vendi i parë në i Ballkanit Perëndimor që ka zhvilluar një kornizë të institucionalizuar për përfshirjen e drejtpërdrejtë të shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE në fazën e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Sipas saj, ky mekanizëm është hartuar në bashkëpunim me homologët tanë nga Kroacia me përvoja të përhershme të drejtpërdrejta në negociatat e anëtarësimit në BE në nivelin më të lartë politik.

Në fund të fjalimit të saj, ministrja Hoxha ka ripërsëritur se bashkëpunimi rajonal është vendimtar në procesin e integrimit në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat