Chabert porosit Kosovën dhe Serbinë të arrijnë pajtim si shtete fqinje

Aktuale

Chabert porosit Kosovën dhe Serbinë të arrijnë pajtim si shtete fqinje

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 12:30
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert me rastin e përkujtimit të viktimave dhe përfundimit të Luftës së Parë Botëror

(E plotësuar) - Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, deklaroi sot se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ai këto komente i bëri me rastin e përkujtimit të viktimave dhe përfundimit të Luftës së Parë Botërore, nga Ambasada Franceze dhe ajo gjermane në Kosovë, ku morën pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ai britanik në vendin tonë, Ruairi O’Connell.

Diplomati francez tha se Franca dhe Gjermania kanë gjetur rrugën e vëllazërimit dhe paqes, duke i mundësuar Evropës të ndërtojë një të ardhme të re, e cila nuk i harron vlerat universale të të drejtave të njeriut.

Sipas Chabert, shembullin e Francës dhe të Gjermanisë duhet ta ndjekin edhe Kosova dhe Serbia me qëllim të krijimit të një pajtimi të plotë si dy shtet fqinje, që së bashku të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Chabert:Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë pajtim

“Kujtesa jonë kolektive duhet të na mundësojnë të transmetojmë mesazhet e paqes, tolerancës, vëllazërimit dhe integrimit. Ajo që kanë bërë Gjermania dhe Franca është një shembull për të gjithë rajonin. Dialogu është kudo dhe gjithnjë një domosdoshmëri dhe duhet të zhvillohet bë një frymë konstruktive dhe të hapur. Kjo është rruga që duhet të marrin dy shtetet që janë ndarë kohët e fundit, Serbia dhe Kosova, dhe duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje, plotësisht sovrane, të gatshme të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropian”, tha ai.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt tha se sot jemi bashkuar për të vrarët e të gjitha luftërave veçanërisht të vrarëve në Luftën e Parë Botërore.

Sipas tij, tmerret e tri luftërave të zhvilluar vetëm brenda 75 vjetëve i kanë bashkuar francezet dhe gjermanët në një bashkësi të fatit si motor evropian, kështu duke e bërë të pa imagjinueshme ndonjë luftë në mes këtyre dy vendeve.

Diplomati gjerman tha se lufta në Kosovë ishte angazhimi i tyre i parë i armatosur i ushtrisë gjermane përkrahë aleatëve të saj, dhe kështu si aleancë transatlantike i kthyen vendit tonë paqen dhe lirinë.

Heldt: Aleanca transatlantike i ka kthyer Kosovës paqen

“Për ne gjermanët ishte angazhimi i parë i armatosur në historinë e Bundeswehr-it, përkrah aleatëve tanë. Në emër të KFOR-it përshëndes edhe pjesëtarët e Bundeswehri-it që janë të pranishëm këtu sot. Në këtë vend u deshtë të krijohet paqe, pasi ajo ishte thyer nga ana tjetër. Për këtë arsye, ne evropianët pa patos të shtirë qëndrojmë pas nevojës për mbrojtje të vlerave tona në aleancën transatlantike. Kjo ia ka kthyer Kosovës, paqen dhe lirinë“, tha ai.

Homazhe dhe kurora lulesh u vendosën tek pllaka përkujtimore e viktimave të rënë në Luftën e Parë Botërore në varrezat e ortodoksëve në Arbëri.

Kjo ditë kujtohet me rastin e  nënshkrimit të armëpushimit në Compiegne, më 11 nëntor 1918, që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore./

****

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, deklaroi sot se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ai këto komente i bëri me rastin e përkujtimit të viktimave dhe përfundimit të Luftës së Parë Botërore, nga Ambasada Franceze dhe ajo gjermane në Kosovë, ku morën pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ai britanik në vendin tonë, Ruairi O’Connell.

Diplomati francez tha se Franca dhe Gjermania kanë gjetur rrugën e vëllazërimit dhe paqes, duke i mundësuar Evropës të ndërtojë një të ardhme të re, e cila nuk i harron vlerat universale të të drejtave të njeriut.

“Miqësia dhe bashkëpunimi franko-gjerman është shtylla kryesore e të gjitha shtyllave e të gjithë politikës në Evropë. Ajo çka ka bërë Gjermania dhe Franca janë shembull për të gjithë rajonin duke rekomanduar që kjo është rruga që duhet të marrin dy shtetet që janë ndarë kohët e fundit, Serbia dhe Kosova dhe duhet të bëjnë përpjekje për të arritur pajtim të plotë si dy shtete fqinje plotësisht solidar të gatshëm të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane”, tha Chabert.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt tha se sot jemi bashkuar për të vrarët e të gjitha luftërave veçanërisht të vrarëve në Luftën e Parë Botërore. Sipas tij tmerret e tri luftërave të zhvilluar vetëm brenda 75 vjetëve i kanë bashkuar francezet dhe gjermanët në një bashkësi të fatit si motor evropian.

“Në këtë vend është dashur të krijohet paqe pasi ajo ishte thyer nga ana tjetër. Për këtë arsye, ne evropianët pa patos të shtrirë, qëndrojmë pas nevojës për mbrojtje të vlerave tona në aleancën transatlantike, kjo i ka kthyer Kosovës paqen dhe lirinë", tha diplomati gjerman. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat