Havolli i kërkon Haradinajt t’i ndryshojë ligjet që lidhen me korrupsionin

Aktuale

Havolli i kërkon Haradinajt t’i ndryshojë ligjet që lidhen me korrupsionin

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 14:09
Ramush Haradinaj në takim me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës priti në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli. Ky i fundit i kërkoi kryeministrit të ndryshohent Ligji antikorrrupsion, sekuestrimi i pasurisë së fituar përmes veprës penale, ai për shmangien e konfliktit të interesit, si dhe Ligji për deklarimin e pasurisë.

Havolli ka shprehur gatishmërinë e tij, si dhe të Agjencisë për një bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv me qeverinë, në përmirësimin e gjithmbarshëm të perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin në vend.

Kryeministri Haradinaj tha se me konceptin e tij qeverisës mësynë fuqizimin në mandatin e vet ligjor të secilit subjekt a entitet të sistemit.

Sipas një komunikate të Qeverisë, kryeministri përmendi si sfidë moszbatueshmerinë e ligjeve, si dhe korrupsionin e lartë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë që ai e drejton për ndryshim rrënjësor të kësaj gjendjeje.

Drejtori Havolli ia parashtroi kryeministrit kërkesat që katër ligje që kanë të bëjnë me korrupsionin të plotësohen dhe ndryshohen, siç është Ligji antikorrrupsion, sekuestrimi i pasurisë së fituar përmes veprës penale, ai për shmangien e konfliktit të interesit si dhe Ligji për deklarimin e pasurisë, duke i inkorporuar në to praktikat e mira.

Sipas kryeministrit Haradinaj suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të arrihet nëse bëhet vlerësim real i prezencës dhe i peshës së korrupsionit në shoqërinë tonë.

Ai tha se qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që të arrihen rezultate konkrete në afat optimal në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat