Ja çka do të ndodhë me tri banesat e Milaim Zekës të cilat ia sekuestroi shteti

Aktuale

Ja çka do të ndodhë me tri banesat e Milaim Zekës të cilat ia sekuestroi shteti

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 21:17
Milaim Zeka

Tri banesa i janë ngrirë nga shteti, deputetit të Kuvendit të Kosovës të dyshuar për mashtrim me viza dhe shmangie të tatimit, Milaim Zeka.

Këto asete, pjesë e një prej komplekseve luksoze në ndërtim e sipër në kryeqytet, në vlerë të përbashkët mbi 150 mijë euro, dyshohet se janë blerë me para me prejardhje të dyshimtë.

Sipas vendimit fillestar ato do të qëndrojnë të ngrira për 21 ditë.

Avokati i Zekës, Gazmend Halilaj, i cili thotë se për këtë veprim të institucioneve të drejtësisë u njoftua nga mediat, pret që vendimi të anulohet brenda tri ditësh.

Sipas tij, në aktvendimin mbi zhvillimin e hetimeve këto pasuri të Zekës nuk kanë qenë pjesë e hetimeve dhe se prokuroria ka vepruar pa e njoftuar klientin e tij.

Avokati Halilaj mohon çdo lidhje të parave me të cilat klienti i tij i ka blerë tri banesat, me rastin për të cilin Zeka po mbahet në arrest shtëpiak, e partneri i tij i biznesit, Ilir Krasniqi në paraburgim raporton KTV.

Sipas tij, banesat janë blerë më herët, ndërsa më 2016 është bërë vetëm një aneks kontratë.

Më 16 tetor, Milaim Zeka, ishte arrestuar nga Polica nën dyshimet për shmangie të tatimit dhe përfshirje në një skemë mashtrimi me viza punë të 920 qytetareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat