Berisha, Përlleshi, Bashota dhe Rama dekorohen me urdhrin “Hero i Kosovës”

Aktuale

Berisha, Përlleshi, Bashota dhe Rama dekorohen me urdhrin “Hero i Kosovës”

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 14:43
Berisha, Përlleshi, Bashota dhe Rama dekorohen me urdhrin “Hero i Kosovës”

Imer Berisha, Ndue Përlleshi, Malë Bashota dhe Sadik Rama janë dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” pas vdekjes, me motivacionin se kanë treguar trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës.

Dekoratat i ndau këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ismajl Syla, i cili tha se po nderojnë figurat të cilat e kanë gëzuar statusin e heroit që në kohën kur kanë vepruar.

Po ashtu, Syla tha se familjet që po dekorohen me titullin “Hero i Kosovës”, e kanë një privilegj të dyfishtë, pasi sipas tij, dekorata mban firmën e burrështetasit që shpalli pavarësinë e Kosovës.

Syla: Firmën mbi urdhrin “Hero i Kosovës” e ka vënë presidenti Thaçi

“Familjet e heronjve i ngjajnë asaj pemës që thuhet se i ka rrënjët e hidhura, por frytet i ka të ëmbla. Ju familje që po dekoroheni me titullin “Hero i Kosovës” e keni një privilegj të dyfishtë, në radhë të parë se keni qenë familje gjithmonë të heronjve dhe së dyti firmën mbi dekoratën ose urdhrin “Hero i Kosovës” e ka vënë personaliteti, burrështetasi që e ka shpallë pavarësinë e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi”, tha ai.

Ndërsa, urdhrin “Hero i Kombit” për Malë Bashotën e morri kryetari aktual i Klinës, Sokol Bashota, i cili tha se me këtë nderim u është bërë nderim të gjithë luftëtarëve.

Bashota: Një nderim jo vetëm neve dhe familjes sonë, por gjithë këtyre luftëtarëve

“Jemi munduar që ta trashëgojmë këtë amanet të gjyshit dhe besoj se këtë do ta lëmë trashëgim edhe pasardhësve tanë ta duan, ta çmojnë dhe të punojnë për atdheun e tyre, për arsye se është bërë mjaftë sakrificë. Ajo që do të jetë krejt në fund ata duhet që këtij vendi, të dhanë gjithçka që është e nevojshme dhe e domosdoshme në kohë. Falënderoj edhe një herë presidentin e Kosovës se vërtetë ka bërë një nderim jo vetëm neve dhe familjes sonë, por gjithë këtyre luftëtarëve. Me shpresën se të gjithë luftëtarët e asaj periudhe nesër të marrin një dekoratë të tillë për arsye se janë meritor të gjithë”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i familjes së Sadik Ramës, tha se ky nderim që iu është bërë atyre ka nderuar të gjitha trojet shqiptare.

Rama: Ky nderim e ka nderuar tërë Kosovën

“Kam nderin që sot para jush të ju përshëndes të gjithëve në emër të familjes së profesor Imer Berishës dhe lirisht mund të them edhe në emër të fshatit. Ky nderim nuk e ka nderuar vetëm familjen, por e ka nderuar fshatin, e ka nderuar Kosovën, i ka nderuar të gjitha trojet shqiptare”, tha ai.

Kjo ceremoni është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat