Jevtiq: S’ka më justifikime, Ascociacioni duhet të themelohet

Aktuale

Jevtiq: S’ka më justifikime, Ascociacioni duhet të themelohet

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:10
Dalibor Jevtiq

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka folur nga Beogradi për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se nuk ka justifikime, pasi sipas tij tash është koha për formimin e  bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

“Fakti është se tash kemi pasur zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe kjo mund të jetë arsyeja që disa procese të rëndësishme janë ndërprerë”.

“Më duke mua që më nuk do të ketë falje dhe kjo është e rëndësishme, në mënyrë konkrete, ashtu siç është nënshkruar dhe ka pasur pajtueshmëri në Bruksel, duhet të fillojë themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë ai më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat