Bulliqi prezanton nesër të gjeturat për Demarkacionin

Aktuale

Bulliqi prezanton nesër të gjeturat për Demarkacionin

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 00:04
Shpejtim Bulliqi

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi prezanton nesër para Komisionit për Integrime Evropiane të gjeturat e deritanishme nga terreni rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Ditë më parë, anëtarët e këtij komisioni , e kanë njoftuar kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga tereni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat