Fjalët e fundit në gjykimin për sulmin në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Fjalët e fundit në gjykimin për sulmin në Kuvendin e Kosovës

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 07:00
Aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për sulmin kundër Kuvendit

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami, mbrojtësit dhe të akuzuarit për sulmin në Kuvendin e Kosovës, sot do të thonë fjalët e tyre përfundimtare.

Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti, do të dalin sot gjatë ditës për herë të parafundit para trupit gjykues ku do të kenë mundësin të kundershtojnë akuzat që rëndojnë mbi ta.

Procesi gjyqësor i filluar me aktakuzën e ngritur dhjetorin e vitit të kaluar lidhur me sulmin me antitank  ndaj Kuvendit të Kosovës në korrik të vitit të kaluar është njëri nga proceset më të përfolura gjyqësore në vend.

Prokuroria i akuzon aktivistët dhe deputetin  e Lëvizjes Vetëvendosje se duke synuar që të pengojnë kalimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, sulmuan me antitank objektin më të rëndesishëm të vendit.

Të akuzuarit kategorikisht kanë mohuar akuzat duke i cilësuar montime akuzat ndaj tyre.

KALLXO në vazhdimësi e ka përcjellur këtë gjykim duke raportuar lidhur me të gjitha seancat e mbajtura deri më tani.

Pjesë e këtij procesi ishte edhe tani u ndjeri Astrir Dehari i cili vdiq në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat