Përplasje e ashpër në debatin për demarkacionin, deputetët kërkuan fakte nga Bulliqi jo akuza për Murat Mehën

Aktuale

Përplasje e ashpër në debatin për demarkacionin, deputetët kërkuan fakte nga Bulliqi jo akuza për Murat Mehën

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:17
Shpejtim Bulliqi raporton para Komisionit

(E plotësuar) - Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi sot ka raportuar për herë të parë para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane lidhur për gjetjet për demarkimin e kufirit Kosovë-Mal i Zi.

Mirëpo, kryesuesi Bulliqi më shumë është marrë me ish Komisionin Shtetëror të udhëhequr nga Murat Meha.

Bulliqi tregoi edhe për kronologjinë se si ka filluar punën e tij duke treguar se më 13 tetor të këtij viti iu është dhënë një detyrë të bëjnë një vlerësim lidhur me punën e ish komisionit. Përveq kësaj ai tha se kanë pasur për detyrë edhe gjetjen e fakteve të reja me analiza ose kontroll efektiv në kufirin Kosovë-Mal i Zi.

Sipas tij, për një muaj e gjysmë punë, kanë dal edhe në terren për hulumtimin e materialeve brenda dhe jashtë vendit, ku pritet shumë shpejt sipas Bulliqit të dalin me raport final.

Bulliqi ka shtuar se për fat të keq nga ajo që është gjetur nga puna e ish komisionit,  del se puna e tyre ishte pa bazë juridike.                

Ai ndër të tjera ka thënë se Komisioni Meha ka tejkaluar kompetencat e veta , sepse ka qenë i themeluar për demarkimin e jo vijë të re kufitare.

Bulliqi: Ish Komisioni e ka ditur se po humbet territor

“Pala Kosovare qysh në takimin e dytë e ka pasur të qartë që territori i Kosovës po humbet dhe ka ofruar një fakt – dëshmi që është harta topografike që është 1 me 50 mijë dhe 1 me 100 mijë, e cila e definon qartë kufirin administrativ në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Në realitet çka ndodhur në fund, dhe cili është prodhimi në fund i këtij ish Komisioni, është harta topografike  1 me 25 mijë, e po të njëjtit Institut të kohës, vetëm që është e vetmja hartë topografike që nuk ka pasur vija të kufirit. Është rivizatuar kufiri dhe ju lutem merrni shikon proces verbalet e ish Komisionit, atë vij për fat të keq e kanë vizatuar pala Malazeze”, shtoi Bulliqi.

Kryesuesi i Komisionit po ashtu ka thënë se po punojnë nën presion të deputetëve dhe mediave, e po ashtu disa institucione të shtetit nuk po bashkëpunojnë me Komisionin Shtetëror.

Deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë pasur vërejtje ndaj raportit të kryetarit të Komisionit për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi Shpejtim Bulliqi, se nuk ka ofruar fakte të reja për këtë çështje.

Deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti ka thënë se nuk duhet kuptuar si presion interesimi i mediave dhe deputetëve, sepse kjo storie duhet të mbyllet.

 Ai tha se ka pritur që të prezantohen më shumë argumente nga Bulliqi që të përmbyllet kjo çështje.

Pajaziti: Kam pritur që të keni më shumë argumente

“Atë herë keni pretenduar me fol më shumë si ekspert, keni qenë politikanë, e sot si keni folë. Kam pritur që të keni më shumë argumente me ekspertët për të treguar diçka më konkrete se sa që i thatë ato sot. Nuk mendoj, edhe po të sjelli hartat që abuzojnë me ato hartat e juaja këtu, por mendoj se është një moment me i nxjerrë ato argumente të cilat e mbyllin këtë storie, që ndihmojnë institucionet e Kosovës me mbyllë këtë çështje pas një kohe të gjatë…  ne dëgjuam vetëm për ish komisionin”, deklaroi deputeti Pajaziti. 

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka thënë se është një prej deputetëve që i ka kushtuar rëndësi punës së ish komisionit, dhe për këtë edhe komisioni aktual nuk duhet të merret vetëm me punën e ish komisionit, sepse edhe atë  mund ta kontrollojë dikush.   

Zemaj theksoi se nuk arriti të dëgjoi asgjë të re nga Bulliqi për aspektin kadastral.

Zemaj: Sot nuk dëgjova asgjë të re nga Komisioni Shtetëror

“Në këtë momentum çfarë jemi ju si anëtarë të Komisionit, është mendimi im, sot nuk dëgjova asgjë të re, ama fare hiq, ose jam i informuar në tërësi. Mirëpo, nëse mund të thoni ju se treguat diçka të re nga ajo që e kemi dëgjuar ndër vite dhe ka qenë pjesë e debateve. Andaj, nuk ka diçka të re që neve si deputet ët Kuvendit të Kosovës na bënë koshi ent apo vigjilent se ne do të kemi një rekomandim se si do të ecim tutje”, shtoi Zemaj. 

Po ashtu edheFatmir Xhelili nga PDK  ka thënë se Komisioni i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi sot ishte i papërgatitur dhe nuk ka prezantuar argumente ose fakte të reja për vijën kufitare me Malin e Zi. 

Xhelili: Më vjen keq që ndoshta keni ardhur të pa përgatitur

“Më vjen keq që ndoshta keni ardhur të papërgatitur dhe jeni në fazën fillestare. Kam pritë prej Komisionit tuaj dhe prej agresiviteteve të cilat atëherë i keni prezantuar si argumente të cilat ju i keni prezantuar si argumente për me mundur me faktuar punën jo të mirë të atij Komisioni. Po ashtu sot nuk jeni përcaktuar me fol për faktet konkrete të cilat determinojnë sipërfaqen e Kosovës dhe vijën kufitare me Malin e Zi”, deklaroi Xhelili.

Ai kërkoi ta dijë se kur mund të jetë raporti i këtij Komisioni i gatshëm, sepse ka zgjatur shumë.

Shpejtim Bulliqi në fund tha se brenda këtij viti do ta përfundojnë raportin, i cili sipas tij, do të jetë profesional dhe i paanshëm.

Bulliqi: Raportin do ta sjellim brenda këtij viti

“Komisioni është shumë i  interesuar me dal sa më shpejt me raport, do ta keni jo në vitin e ardhshëm, jo pas tre muajve, por do ta keni këtë vit, do të bëhet shumë shpejt. Jemi në proces të rrumbullakësi mit të fakteve që I kemi, jemi duke vu materialin në letër dhe së shpejti do të kryhet procesi. Kjo çka po bëjmë, të jeni shumë të bindur që ka me qenë tipike profesionale, pa ndikim dhe pa anshmëri ndaj askujt. Ne jemi ardhur këtu, në cilësinë e njerëzve që e kuptojnë pak a shumë këtë problematikë. S’kemi ardhur politikisht, për mua dihet kam qenë në LDK dhe jam në LDK. Puna jonë ka me qenë e pavarur dhe për interes të shtetit se a del mirë a del keq , ne nuk japim përgjegjësi për atë punë, por japim përgjegjësi për faktet që i ofrojmë”, deklaroi Bulliqi.

Blerta Deliu - Kodra kryetare e këtij Komisioni tha se ratifikimi i kufirit është kusht për liberalizimin e vizave dhe kërkohet që ky proces të përfundojë sa më parë.

Image

Përplasje në debatin për kufirin me Malin e Zi, deputetët të pakënaqur me raportimin e Bulliqit

Deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë apsur vërejtje ndaj raportit të kryetarit të Komisionit për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi Shpejtim Bulliqi.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka thënë se është një prej deputetëve që i ka kushtuar rëndësi punës së ish komisionit, dhe për këtë edhe komisioni aktual nuk duhet të merret vetëm me punën e ish komisionit, sepse edhe atë  mund ta kontrollojë dikush.    

 “Nuk ndëgjova asgjë të re nga ju sot z. Bulliqi për aspektin kadastral dhe po me intereson me kontrollin efektiv që përmendet aq shumë sot në komision çka do të thotë kjo?”, deklaroi Zemaj.

Ai ka shtuar se nuk ka dëgjuar fare të re sot nga ky Komision aktual shtetëror që do të ndërmerret një hap tutje.

Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli ka thënë se Demarkacioni nuk ishte dashur të jetë kusht për liberalizmin e vizave.

Ajo ka shtuar se Komisionin aktual duhet t’i jepet kohë për punën e tij pa presion. Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili ka thënë se po i vjen  keq që komisioni aktual për shënimin e vijës kufitare kanë ardhur në raport sot të papërgatitur.

Ai ka pyetur Komisioni aktual se cila është sipërfaqja e territorit të Kosovës.

Lajçi: Leni pallavrat! Merrni vesh, kemi humbë territor!

Ali Lajçi ka kërkuar që Komisioni Shtetëror për demarkacion me Malin e Zi të vazhdojë punën pa presion.

Ai ka thënë se të gjithë duhet ‘të lënë anash pallvrat’ sepse ‘dihet që është prekur terrotori i Kosovës’.

“Leni pallavrat të tanë, se e dime që është prekë territori i Kosovës. Të gjithë keni ba komente kapak, unë po e la kapak, jam dakord shumë strict me qenë. Le të gjejë Komisioni a ka ratifikim të këtij version diku në Kuvendet e Malit të Zi ose Serbisë sepse është shumë me rëndësi. Le të punojë Komisioni, se a është deformue edhe Kadastri që duhet të definohet rreth kufinit. E shohim se edhe kadastri është deform që është shumë e rëndësishme.  Merrni vesh, nuk kemi ba ne këtu shaka. Është material e matjes së Komisionit. Në fund, një Komision i cili është marrë me hapësirën territorial të Republikës, ka gjetë se i mungojnë 2 mijë hektarë në Debëllde. Dhe çka pra? Qysh nuk ka hupë Kosova territor. Edhe me Malin e Zi, ka hupë territor” ka thënë ai.

Pas kësaj kanë ndërhyrë anëtarët tjerë të Komisionit, duke thënë se nuk ‘po merren me pallavra’ por po bëjnë komentet e tyre.

Zeka pyet Bulliqin: Nëse ka shkelje a duhet të ndërhyjë Prokuroria

Deputeti i Nismës Milaim Zeka ka thënë se është i vetëdijshëm për presionin që ka Shpejtim Bulliqi, por tha se në bazë të informatave që ka, ka ekzistuar një marrëveshje federative për përcaktimin e kufijve.

Zeka e ka pyetur Bulliqin nëse janë në gjendje ta përballojnë  presionin mediatik dhe parlamentar. Sipas tij po që se ka shkelje nga ish komisioni a duhet të ndërhyj edhe Prokuroria dhe ndoshta ka shkelje kushtetuese.

 Anëtari i komisionit, deputeti  Zenun Pajaziti ka thënë se nuk duhet kuptuar si presion interesimi i mediave dhe deputetëve, sepse kjo storie duhet të mbyllet.

Ai tha se ka pritë që të prezantohen më shumë argumente nga Bulliqi që të përmbyllet kjo cështje.

“Unë nuk kam asnjë emocion për ish komisionin dhe as për ku, ne jemi të ineteresuar që të nxirett diçka shpejt dhe të përfundoj ky proces. Ne këtu dëgjuam veç për ish komisionin. Argumentet janë politike siç është Pako Ahtisari të cilat kanë sjellë pavarësinë e Kosovës. Nëse nuk keni cka me thënë për sot është dashur të shtyhet ky raportim”, shtoi Pajaziti.

Pajaziti i PDK-së përplaset me Komisionin e Haradinajt: Pse erdhët në raportim kur...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti thotë se raportimi i Komisionit në krye me Shpejtim Bulliqin, nuk po sjellë asgjë të re.

Ai tha se nëse ka diçka për Komisionin e vjetër, duhet të merret prokuroria.

“Pasi që nuk keni argumente të reja, nuk është dashur të vini në raportim”, tha tutje Pajaziti gjatë raportimit të Bulliqit para komisionit për Integrime Evropiane.

Bulliqi: Komisioni i kaluar e ka ditur se toka po humbë dhe ka zhvendosje të kufirit

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka thënë se ish komisioni e ka pasur parasysh se toka po humbet, dhe ka zhvendosje të kufirit.

“Komisioni është duke bëtë punën e saj por me presion dhe nuk guxojnë të ngutemi në dëm të raportit, nuk jemi larg dhe opinioni do të ketë shumë shpejt raportin final”, deklaroi Bulliqi.

Bulliqi ka thënë para Komisionit për Integrime Evropiane se ish komisioni është thirr në Pako të Ahtisarit dhe ish komisioni Meha është dashur të veprojë në kritereve me standarde ndërkombëtare.

Ai ka thënë se në mungesë të Kadastrit të Kosovës në atë pjesë, ish Komisioni ka menduar se pala tjetër, Mali i Zi posedon kadastrin.

Ai ka thënë se javën që shkoi kanë qenë në vizitë në Slloveni dhe Kroaci dhe sipas tij është mëkat pse ish komisioni nuk ka pasur vizita për të parë përvojat e tyre për demarkim.

Bulliqi: Komisioni i kaluar ka qenë i themeluar për demarkim e jo për vijë të re kufitare

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi sot ka raportuar para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane lidhur me gjetjet për demarkimin e kufirit Kosovë-Mal i Zi.

Blerta Deliu - Kodra, kryetare e këtij Komisioni tha se ratifikimi i kufirit është kusht për liberalizimin e vizave dhe e kemi pasur  të arsyeshme të raportoni për procesin e demarkimit.

Kryesuesi Bulliqi për herë të parë ka raportuar para deputetëve.

 Ai në fillim tha se më 13 tetor të këtij viti iu është dhënë një detyrë të bëjnë një vlerësim lidhur me punën e ish komisionit.

“Kemi pasur për detyrë edhe gjetjen e fakteve të reja me analiza efektive ose kontroll efektiv. Për një muaj e gjysmë ka qenë edhe punë në terren për hulumtimin e materialeve brenda dhe jashtë vendit. Edhe ne jemi të brengosur për këtë proces, mirëpo po punohet në mënyrë efikase në mënyrë që të dalim me rezultate finale”, tha ai.

 Bulliqi ka shtuar se për fat të keq nga ajo që është gjetur nga puna e ish komisionit, ku sipas tij komisioni ka një bazë krejt tjetër juridike.

 Bulliqi më shumë është marr me punën e ish komisionit për procesin e kaluar.

“Komisioni Meha ka tejkaluar kompetencat e veta , sepse ka qenë i themeluar për demarkimin e jo vijë të re kufitare”, tha Bulliqi.

 Raporti sipas tij nuk ka përfunduar ende, përveç disa çështjeve teknike rreth ish komisionit.

Ashpërsohet debati për kufirin me Malin e Zi: Leni pallavrat. Merrni vesh, kemi humbë territor

Ali Lajçi ka kërkuar që Komisioni Shtetëror për demarkacion me Malin e Zit ë vazhdojë punën pa presion.

Ai ka thënë se të gjithë duhet ‘të lënë anash pallvrat’ sepse ‘dihet që është prekur terrotori i Kosovës’.

“Leni pallavrat të tanë, se e dime që është prekë territori i Kosovës. Të gjithë keni ba komente kapak, unë po e la kapak, jam dakord shumë strict me qenë. Le të gjejë Komisioni a ka ratifikim të këtij version diku në Kuvendet e Malit të Zi ose Serbisë sepse është shumë me rëndësi. Le të punojë Komisioni, se a është deformue edhe Kadastri që duhet të definohet rreth kufinit. E shohim se edhe kadastri është deform që është shumë e rëndësishme.  Merrni vesh, nuk kemi ba ne këtu shaka. Është material e matjes së Komisionit. Në fund, një Komision i cili është marrë me hapësirën territorial të Republikës, ka gjetë se i mungojnë 2 mijë hektarë në Debëllde. Dhe çka pra? Qysh nuk ka hupë Kosova territor. Edhe me Malin e Zi, ka hupë territor” ka thënë ai.

Pas kësaj kanë ndërhyrë anëtarët tjerë të Komisionit, duke thënë se nuk ‘po merren me pallavra’ por po bëjnë komentet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat