AAK përkrah Vetëvendosjen në këtë komunë

Aktuale

AAK përkrah Vetëvendosjen në këtë komunë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:33
Vetëvendosje

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e balotazhit në 19 komuna të Kosovës.

Sot zyrtarisht fillon edhe fushata pesë ditëshe e të gjithë kandidatëve që synojnë të bëhën kryetar komune.

Në komunën e Kaçanikut në balotazhin e së dielës do të ballafaqohen Lëvizja Vetëvendosje si dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërkohë është pikërisht kandidati i zgjedhjeve të 22 tetorit nga radhët e AAK-së, Ylber Bajra, ai i cili sot ka sugjeruar strukturat dhe elektoratin në Kaçanik që të votojnë për Vetëvendosjen.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Bajra përmes një shkrimi të përcjellë në Indeksonline ku ndër të tjerash thekson se pavarësisht sugjerimit ende nuk është arritur të ndërtohet ndonjë koalicion për këtë balotazh.

“Përkundër takimeve me partitë në balotazh, nuk është arritur të gjendet kompromis për marrëveshje”, ka thënë Bajra.

Ndryshe, në garën e 19 nëntorit pritet që për të parin e Kaçanikut të garojnë Basri Kodra nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Besim Ilazi i Partisë Demokratike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat