Mustafa: Projekti i LDK-së për bashkëqeverisje, tejkalon ngjyrat politike

Aktuale

Mustafa: Projekti i LDK-së për bashkëqeverisje, tejkalon ngjyrat politike

Nga: Bota sot Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:40
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka komentuar hapjen e fushatës, për balotazhin që do të mbahet më 19 nëntor.

Mustafa në një postim në Facebook, ka thënë se partia e tij ofron projekt për bashkëqeverisje, i cili sipas tij tejkalon ngjyrat politike, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar miq, qytetarë të Kosovës,

Sot po hyjmë në fazën e fundit të garës për të zgjedhur kryetarët e komunave.

Fazën e parë e përfunduam me sukses. Me 19 nëntor kemi shansin dhe detyrimin që procesin demokratik të filluar me 22 tetor, ta ruajmë dhe forcojmë në mënyrë që vota qytetare të prodhoj qeverisjen e vullnetit popullor.

Fushata që do zhvillojmë këto ditë dhe vota që do kërkojmë për kandidatët tanë, për ne si Lidhje Demokratike e Kosovës, do të jetë fushatë dhe zotim i sinqertë që iu drejtohet të gjithë qytetarëve.

Ne ofrojmë një projekt të përbashkët bashkëqeverisjeje, i cili kalon ngjyrat politike, ideologjike apo çfarëdo dallimi tjetër.

Qytetet tona, lagjet ku jetojmë, për të ndryshuar kërkojnë vullnetin, idetë dhe përpjekjen e secilit.

Ne jemi në gjendje që t`i tejkalojmë dallimet dhe t`i japim shansin secilit që të jetë pjesë e zhvillimit.

Ne dëshirojmë ta tejkalojmë ndarjen prandaj do kërkojmë që të gjithë të Lidhemi rreth një projekti perspektiv për fëmijët tanë.

Projekti ynë është i hapur për të gjithë.

Ne jemi gati. Na shkoftë mbarë të gjithëve!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat