AKB zbulon sa është paga mesatare në Kosovë

Aktuale

AKB zbulon sa është paga mesatare në Kosovë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 12:46
AKB

Aleanca Kosovare e Bizneseve, publikoi pjesën e dytë të Hulumtimit të Nevojave të Tregut të Punës , paga mesatare në Kosovë në sektorin privat e publik, mbështetur nga Ministria e Punës e Mirëqneis Sociale.

Sipas kreut të AKB-së Agim Shahini paga mesatare për të punësuarit është rritur në 363 euro, derisa në vitin 2013 ishte 346 euro e më 2011 ishte 327 euro.

Ndërsa, pagat neto të paguara në sektorin publik janë rreth 453 euro, derisa në sektorin privat paguhen në shumën prej 363 euro.

Ai theksoi se sektori publik tejkalon sektorin privat për rreth 90 euro ose për 25% më shumë.

“Paga mesatare sipas veprimtarive ekonomike gjatë këtij viti pasqyron një dallim mjaft të madh nëpër sektorë. Kryesisht sektori furnizimi me rryme, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka pagën më të lartë e cila arrin shumën prej 502 euro. Sektori i dytë me i paguar është sektori i industrisë nxjerrëse që arrijnë pagën mesatare prej 448 euro dhe i treti vije sektori i patundshmërive me 423 euro”, bëhet e ditur në një kumtesë të AKB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat