Reagon Imeraj: Vendimi për Kishën Ortodokse, i papranueshëm dhe antikushtetues

Aktuale

Reagon Imeraj: Vendimi për Kishën Ortodokse, i papranueshëm dhe antikushtetues

Nga: Bota sot Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 17:40
Shkodran imeraj

Historiani Shkodran imeraj ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, sipas të cilit Kishës Ortodokse që gjendet në oborrin e UP-së, i takojnë katër hektarë tokë të Universitetit të Prishtinës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky vendim është i papranueshëm dhe antikushtetues, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

GJYKATAT E KOSOVËS PO I ZBATOJNË LIGJËT E KOHËS SË MILLOSHEVIQIT

Vendimi i shkallës së dytë të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, për të i njohur pronësin e rreth katër hektarëve tokë të Universitetit të Prishtinës, kishës serbe e cila ndodhët e ndërtuar ilegalisht në pronën e saj, është i papranushëm, i pa zbatushëm dhe anti kushtetuëse.
Gjykatat e Kosovës, përfshirë Gjykatën Kushtetuëse, e cila në vitin 2016 më një vendim anti kushtetuëse i njohu pronësin ndaj tokave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit, dhe tash Gjykata e Apelit, e cila e ka njohur pronësin e katër hektarë tokë kishës serb, prona këto të Universitetit të Prishtinës, janë vendime të cilat burimin e tyre e kanë në ligjët e kohës së masavë të dhunshmë - të kohës së Millosheviqit.
Vendimet e gjykatave në Kosovë, të cilat thirrën dhe zbatojnë ligjet e kohës së Millosheviqit, janë të papranushme dhe të pa zbatueshme, ngase ato prekin drejtpërdrejti interesin e përgjithshëm të qytetarëve shqiptar të Kosovës.
Ka ardhur koha që institucionet e Kosovës, të ndërhynë në këto ç’ështjë kontestuese të cilat në një formë apo formë tjetër, po mundohen të i zbatojnë ligjët e kohës së masavë të dhunshmë.
Është koha e fundit që pronat në Deçan dhe kjo në Prishtinë të ju kthehet pronarëve të tyrë, gjegjësisht Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” dhe Universitetit të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat