Hapet konferenca “NATO dhe Ballkani Perëndimor” (Drejtpërdrejt)

Aktuale

Hapet konferenca “NATO dhe Ballkani Perëndimor” (Drejtpërdrejt)

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 17:49
Ilustrim

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, dhe në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, po bëhet hapja zyrtare e konferencës rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë.”

Hapja e konferencës do të bëhet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  dhe ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem.

Konferenca vazhdon punimet nesër, ku pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të lartë të NATO-s, dhe ekspertë rajonal dhe ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat