Deputeti i PDK-së kundër Haradinajt: Komisioni për Demarkacion nuk dëshmoi se Komisioni i kaluar ka gabuar

Aktuale

Deputeti i PDK-së kundër Haradinajt: Komisioni për Demarkacion nuk dëshmoi se Komisioni i kaluar ka gabuar

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 18:32
Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se ka pritur të dëgjojë më shumë nga Komisioni i ri për Shënjimin e Vijës së Kufirit me Malin e Zi.

“Është një temë që është politizuar dhe sot nuk u tha asgjë”, ka thënë Pajaziti në Info Magazine. “Sot u bë një vlerësim për ish-Komisionin që nuk na hynte në punë asnjërit nga ne. Pritja ka qenë tjetër”.

Në mandatin e kaluar, sipas tij, ka pasur një debat të stërzgjatur për këtë çështje dhe aso kohe e parapëlqyer ka qenë që ajo të lihet në dorë të ekspertëve.

“Ky komision duhet të na sjell diçka për të parë se komisioni i kaluar ka bërë diçka që nuk shkon”, shtoi ai. “Çështjen duhet ta marrim seriozisht edhe pa qenë njëri prej kritereve për liberalizimin e vizave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat