“Haradinaj e ka bërë Qeverinë ‘kalavesh’, për t’ia bërë qejfin partive”

Aktuale

“Haradinaj e ka bërë Qeverinë ‘kalavesh’, për t’ia bërë qejfin partive”

H.Orana Nga H.Orana Më 13 nëntor 2017 Në ora: 20:01
Ramush Haradinaj

Qeveria Haradinaj është më e përfolura, më e dobëta, më e fryra dhe më zullumqarja e buxhetit të Kosovës. Kështu mendon publicisti Idriz Zeqiraj. Ai në një prononcim për “Bota sot” thotë se kjo qeveri është stërngarkuar me ministra, zëvendës-ministra vetëm për t’ia bërë qejfin të gjitha partive bashkëqeverisëse.

Image
Idriz Zeqiraj

“Kalaveshja e kësaj Qeverie me shumësi të ministrive, tepëri, deri në marrëzi, me zëvendës-ministra, për t`ua bërë qejfin të gjitha partive e partizave, madje, edhe individëve, të tufëzuara nën tutelën e dy partive parsore, PDK-së dhe AAK-së”, vlerëson publicisti Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se kryeministri Ramush Haradinaj, pavarësisht këshilltarëve të bollshëm, thonë se dinë gjithçka vet dhe nuk dëgjon askënd.

“Kështu, nxitimthi, shkarkoi komisionin ekzistues për Demarkacionin, duke e zgjedhur një komision rishtar. Dhe, si për inat, zgjodhi kundërshtarët e komisionit të shkarkuar. Më kujtohet një bisedë ne euro deputeten gjermane, Doris Pack, të cilën e ftuam në një takim modest, në Ludëigshafen të Gjermanisë, në vitin 1997, qëllimshëm, për të pasur mundësi t`ia themi, ngeshëm, të gjitha hallet e Kosovës. Dhe, ashtu ndodhi. Kur i treguam se partia fituese, në Shqipëri e Kosovë, largon e ndërron, jo vetëm drejtorët e drejtorive, por, edhe shoferët, ajo shprehi habi e mospajtim. Dhe, shtoi se duhet të mësoni shumë nga përvoja gjermane dhe evropiane, që pasionet inatçore, të mos kenë epërsinë mbi arsyen. Përndryshe, do të jeni të refuzuar nga shoqëria evropiane”, thekson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat