Hoti: Shpend Ahmeti po thotë të pavërteta, vetë e vonoi kredinë për autobusët

Aktuale

Hoti: Shpend Ahmeti po thotë të pavërteta, vetë e vonoi kredinë për autobusët

Nga: Bota sot Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 22:44
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar debatin në mes të Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abrashi ka thënë se Ahmeti po thotë të pavërteta, përcjell Bota sot.

“Shpend Ahmeti po thote te paverteta. Parkingu tek Filolologjiku eshte bllokuar nga Universiteti per shkak se Shpendi deshti te beje qender komerciale si pjese e parkingut.
Pjesa komerciale nuk ka qene e rendesishme per te siguruar fizibilitetin e projektit. Por keta deshten me cdo kusht te perfshijne ne projekt pjesen komerciale”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai po ashtu ka shkruar se Ahmeti nuk po thotë të vërtetën për kredinë e trafikut urban.

“Shpendi prape po thote te paveteta per kredine e trafikut urban. Ate kredi e kam quar une perpara pasi Shpendi nuk perfillte kerkesat ligjore qe te merrte aprovimin nga Kuvendi Komunal”, ka shkruar Hoti.

Për të gjitha këto, ai ka thënë se do të sqarojë nesër për mediat.

“Jam duke i evidentuar te gjitha te pavertetat e Z.Shpend Ahmetit te Vetevendosjes qe po i thote sonte ne debat. Neser do te therras gazetaret per te sqaruar te gjitha këto”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat