Sondazh: Kush do ta fitojë Komunën e Gjilanit në balotazhin e 19 nëntorit?

Aktuale

Sondazh: Kush do ta fitojë Komunën e Gjilanit në balotazhin e 19 nëntorit?

Nga: B.S Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 23:05
Lutfi Haziri dhe Sami Kurteshi

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, më 19 nëntor do t’i matin përsëri forcat, në balotazhin për të parin e Komunës së Gjilanit. Në raundin e parë, ishte Lutfi Haziri që doli fitues por duke mos marrë 50 % të votave.

Kur po afrohet gara e 19 nëntorit, gazeta “Bota sot”, ka realizuar një sondazh me lexuesit e saj, e ku fitues nga ky sondazh ka dalë kandidati he kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në sondazh kanë votuar 2 mijë 20 lexues, ku 65 % e tyre kanë votuar kandidatin e LDK-së për Gjilanin, Lutfi Hazirin, derisa për Sami Kurteshin e VV-së kanë votuar 35 % e lexuesve./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat