“Kundërshtimi për demarkacionin mbetet gafa më e madhe politike”

Aktuale

“Kundërshtimi për demarkacionin mbetet gafa më e madhe politike”

Nga: A.S Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 07:57
Ilustrim

Analisti Agon Maliqi thotë se gafa më e madhe politike në vend, mbetet kundërshtimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, Maliqi ka shkruar se ky kundërshtim ishte i panevojshëm dhe ndikon negativisht për shtetin e Kosovës edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ky është komenti i tij i plotë:

Kundërshtimi për ta miratuar demarkacionin me Malin e Zi ka qenë dhe mbetet gafa më e madhe dhe më e panevojshme politike e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në rastin më të mirë kjo ishte një kauzë që lindi nga keqkuptimi i problematikes (që është juridike, dhe jo punë "gjeografësh" apo gojëdhënash të patriotëve folklorik). Në rastin më të keq ishte manipulim me emocione njerëzish për motive politike. Sot ky problem banal, përveç se na ka bërë që të dukemi si shtet i papërgjegjshëm në arenën ndërkombëtare (akoma pa u pranuar mire), na e ka bllokuar edhe lëvizjen e lire. Nuk ka garanci të plotë se liberalizimi i vizave do të ndodh me miratimin e demarkacionit, por ka garanci se ai nuk ka gjasa te ndodh pa këtë miratim. Kryeministri Haradinaj mund të vazhdoje të mos pajtohet dhe të mos e votojë, por qeveria ua ka borxh qytetarëve të paktën që ta dërgojë për votim ne Kuvend!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat