Zyrtari i LDK-së për Shpend Ahmetin: Gënjeu publikisht, ec e besoj këtij mashtruesi

Aktuale

Zyrtari i LDK-së për Shpend Ahmetin: Gënjeu publikisht, ec e besoj këtij mashtruesi

H. Orana Nga H. Orana Më 14 nëntor 2017 Në ora: 09:47
Fotot e postuara nga Bajram Gecaj

Mbrëmë u ballafaquan në një debat televiziv dy kandidatët për Prishtinën, të cilët do të ndeshen sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve këtë të dielë. Ata shpalosën programin e tyre e debatuan për çështje të ndryshme rreth kryeqytetit.

Në një moment, kandidati nga Vetëvendosja, Shpend Ahmeti e pranoj publikisht se ka gënjyer se nuk e njeh një person për të cilin ishte pyetur edhe më parë. Andaj, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj duke thënë se nuk duhet besuar më tutje këtij mashtruesi.

Postimi i tij:

RRENA I KA KËMBËT E SHKURTA, thotë populli!

Pasi e mashtroi tërë opinionin publik para disa netësh duke deklaruar se nuk e njihte personin prapa tij, i ballafaquar me fakte të padiskutueshme (fotoja e mëposhtme), mbrëmë Shpend Ahmeti pranoi se kishte gënjyer publikisht...por kjo nuk ishte as hera e parë e as e fundit për te....ECË E BESOJ KËTIJ MASHTRUESI MË... ????

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat