Norvegjia e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën

Aktuale

Norvegjia e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 11:19
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim, ministri Sefaj e njoftoi për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe për përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimin e terrorizmit.

 Ministri Sefaj po ashtu vuri në dukje raportet me shtetet e BE-së, në veçanti me Norvegjinë, për mbështetjen që duhet t’i japin Kosovës në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se e çmon angazhimin e MPB-së dhe se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat