Pacolli: Pas lirisë, Kosova ka sfidë anëtarësimin në NATO

Aktuale

Pacolli: Pas lirisë, Kosova ka sfidë anëtarësimin në NATO

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 12:46
Arkiv

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, iu adresua sot të pranishmëve në konferencën “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së ?Kosovës në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

Pasi përshëndeti autoritetet vendore e ndërkombëtare dhe pjesëmarrësit e tjerë të konferencës, ministri Pacolli rikujtoi se “Kosova nuk e ka harruar të kaluarën, por sot duhet të përqendrohemi në të ardhmen dhe të shohim se si mund ta sfidojmë të arriturën e re … Dhe kjo sfidë, për Kosovën është të jetë shteti anëtar i radhës i NATO-s”.

Ndër të tjera ai tha se “Kosova dëshiron të jetë jo vetëm konsumues, por edhe kontribuues i sigurisë dhe i paqes”.

Ai shprehi një mirëseardhje të veçantë për mysafirët, për zyrtarët e NATO-s dhe shumë ekspertë dhe kontribuues nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

“… Ju na keni premtuar se gjithçka do të jetë mirë dhe njerëzit e Kosovës do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Tani Kosova është e lirë, populli i Kosovës është kthyer në shtëpitë e tyre dhe ne po ndërtojmë, së bashku me ju, të ardhmen tonë”, tha ministri Pacolli.

Siç e shihni, shtoi ai, Kosova nuk e ka harruar të kaluarën. Faleminderit miq të dashur. Por, sot duhet të përqendrohemi në të ardhmen dhe të shohim se si mund ta sfidojmë të arriturën e re… Dhe kjo sfidë, për Kosovën është të jetë shteti anëtar i radhës i NATO-s.

Faleminderit që erdhët në Prishtinë! Ju uroj një qëndrim të mrekullueshëm dhe shumë sukses për këtë konferencë. Kontributi juaj për suksesin e kësaj konference është shumë i madh.

Është kënaqësi për mua që mund të shprehi mirëseardhjet e mia për të gjithë të ftuarit dhe kontribuuesit e kësaj konference.

Rajoni dikur i prekur nga lufta, sot konsumuesi i të mirave të paqes.

Kosova dëshiron të jetë jo vetëm konsumues, por edhe kontribuues i sigurisë dhe i paqes.

Jetojmë në një rajon që i përket NATO-s.

Anëtarësimet e deritanishme të Malit të Zi këtë vit, e Shqipërisë dhe Kroacisë para 8 viteve, kanë krijuar një rajon të sigurt.

Jetësimi i anëtarësimit të Maqedonisë dhe fillimi i negociatave me Kosovën do t’i kontribuojë paqes.

Prania e KFOR-it e domosdoshme, por fillimi i negociatave për anëtarësim në NATO është i domosdoshëm.

Kosova multietnike – në NATO-n shumëkombëshe.

Në Kosovë flamujt e NATO-s – duam që në NATO të valojë flamuri i Kosovës.

Në Kosovë shumë ekspertë të NATO-s, duam që edhe ekspertët e Kosovës të jenë në NATO.

Duam që Kosova të kontribuojë me ekspertizën e vet në NATO dhe misionet e NATO-s jashtë.

Deri më sot bashkëpunim i frytshëm në implementimin e sanksioneve, parandalimin e pjesëmarrjes në luftërat e huaja, koalicionin e përbashkët në luftën kundër ISIS-it

Ne nuk kërkojmë shkurtore. Por, ne kemi nevojë për një rrugë të qartë drejt BE-së dhe NATO-s. Ne të gjithë duhet ta njohim përparimin e rëndësishëm që ka bërë rajoni në dy dekadat e fundit, lloj i përparimit që do të ishte i pamundur pa perspektivën e NATO-s dhe BE-së në tryezë. Ato janë dy anët e së njëjtës monedhë: stabiliteti që sjell anëtarësimi në NATO, rritet dhe sigurohet më tej me procesin e transformimit të reformave të BE. Së bashku ne nuk mund të harrojmë atë që është me rëndësi historike dhe strategjike.

Do të doja të përfitoj nga ky rast që të falënderoj përsëri përfaqësuesit e NATO-s dhe QKSS-në për përpjekjet dhe partneritetin e ngushtë për të punuar me Ministrinë për ta bërë këtë konferencë një realitet, tha në fund Behgjet Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat