Flet profesori universitar flet për debatin Abrashi-Ahmeti, ja çfarë treguan të dy kandidatët

Aktuale

Flet profesori universitar flet për debatin Abrashi-Ahmeti, ja çfarë treguan të dy kandidatët

H.Orana Nga H.Orana Më 14 nëntor 2017 Në ora: 15:43
Fadil Maloku

Debati i mbrëmshëm ndërmjet dy kandidatëve për Prishtinën, Arban Abrashit dhe Shpend Ahmetit, është ndër më të përfolurit, qysh në fillim të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Por për mënyrën se si ka shkuar ky debat, flet profesori universitar dhe sociologu Fadil Maloku, për “Bota sot”.

Ai thotë se ky debat nxori në pah përgatitjen e tyre për një mandat të mundshëm për Prishtinën.

“Debati, i mbrëmshem midis dy kandidatëve për kryetar të komunës së Prishtinës, në fakt sipas shumë parametrave vizuel, atyre programor, stilit të debatit, mënyrës se ekspkirimit social të ofertave, imponimit të butë dhe civilizues ndaj publikut të shumtë që e përcolli, tregon se gjenerata e kandidatëve të rinj janë si thuhet "online" të gatshëm të ballafaqohen me sfidat e kryeqytetit. Debati i mbrëmshëm, gjithsesi i qetë dhe shumë civilizues, qonë edhe një mesazh "ofline", se që të dytë janë shumë të përgaditur, shumë të informuar dhe shumë ambicioz që ta udhëheqin kryeqendrën administrative, e shtetërore të Kosovës”, thekson ai.

Profesor Maloku thotë më tutje se të dy kandidatët do të vazhdojnë me këtë ritëm deri në ditën e fundit të fushatës.

“Mendoj që deri në ditën e fundit të fushatës, ato do vazhdojnë me këtë intonacion imponues, dhe se në fund do vendosin nuansat e gjindshmërisë, ato të dëshmisë së ofertës dhe sidomos aftësia e konkretizimit dhe krijimit të shkallës së lartë të besueshmërisë në publik, të pikave programore”, thekson ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat