“Kuqi tregoi se ai ka luftuar për të qenë pjesë e pushtetit”

Aktuale

“Kuqi tregoi se ai ka luftuar për të qenë pjesë e pushtetit”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 14 nëntor 2017 Në ora: 16:04
Muharrem Kuqi

Analisti Nexhat Haziri thotë se deklarata e zëvendësministrit të shëndetësisë, Muharrem Kuqi nga NISMA për Kosovën, i cili ka thënë se ka luftuar për të qenë në këtë pozitë, tregon se ai ka luftuar për të qenë pjesë e pushtetit.

“Kuqi me deklaratën e tij se ka luftuar për të qenë në këtë pozitë, është fytyra e vërtetë e njerëzve të "kallashit". Edhe pas 18 viteve nga lufta në Kosovë, soji i këtyre njerëzve si të vetmen arsyeje për ta kapur një pjesë pushteti e kanë pjesëmarrjen na luftë”, është shprehur Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, është shqetësues që qeveria po e rritë numrin e ministrive dhe zëvendësministrave për të rehatuar militantët partiakë.

“Kjo është vërtete shqetësues në këtë kohë kur para interesit të Kosovës, kjo qeveri ka zgjedhë t’i rehatoj njerëzit pa marra parasysh profesionalizmin e tyre dhe përgatitjen e tyre për të shërbyer në dikasteret e caktuara qeveritare. Po ashtu kjo qeveri sikur po mendon se e ka buxhetin e krejt dynjasë që t’i lejoj vetës aq komoditet sa që mjafton nëse ke luftuar dhe kjo automatikisht të bënë zëvendës ministër”, ka theksuar Haziri.

Sipas tij, kjo qeveri është diletante dhe e pa përgatitur për të qeverisë me Kosovën.

“Si e tillë nuk është e aftë për t’iu përgjigjur sfidave që i ka Kosova në shumë procese, te brendshme dhe të jashtme e që janë kruciale për funksionalitetin e shtetësisë së Kosovës, të cilat kërkojnë njerëz profesional dhe njohës të punës për të cilat marrin përgjegjësi”, ka përfunduar Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat