Reagon Lumezi: Enver Hasani shpifi ndaj meje nga pakënaqësia që u dënua për korrupsion - Bota Sot
Reagon Lumezi: Enver Hasani shpifi ndaj meje nga pakënaqësia që u dënua për korrupsion

Aktuale

E diel, 19 nëntor 2017

Reagon Lumezi: Enver Hasani shpifi ndaj meje nga pakënaqësia që u dënua për korrupsion

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 19:51
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi thotë se ende nuk e ka të qartë situatën dhe qëllimet me të cilat, sipas tij, u sulmua ai dhe institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit.

Lumezi tregon se nuk e ka ndarë ende mendjen nëse do të padisë Enver Hasanin për shpifje, pasi ai tashmë është i dënuar për korrupsion, dhe sipas Kryeprokurorit të gjithë personat e tillë, të akuzuar ose të dënuar, kanë pakënaqësi ndaj institucionit që ai drejton.

Mbyllja e hetimit të dosjes së Aleksandër Lumezit, që rezultoi me gjetjet përfundimtare se dosja e provimit të tij të jurisprudencës është e pakontestueshme dhe ka dhënë provimin në fjalë, Kryeprokurorit ende nuk ia ka qartësuar situatën që u krijua nga pretendimet e një të dënuari për korrupsion, që u ngritën një ditë pasi u shpall aktgjykimi ndaj tij.

Pak pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Lumezi ka thënë se shpifjet e ndërtuara ndaj tij nga Enver Hasani, që pasuan me disa publikime tjera në media, kanë pasur tendencë rrënimin e institucionit të Kryeprokurorit të Shtetit.

“Për mua është ende e paqartë gjithë kjo situatë. Pse është bërë dhe me çfarë qëllimi. Tendenca ka qenë me e rrënu edhe ma shumë institucionin e Kryeprokurorit”, ka deklaruar Lumezi.

“Për mua ka qenë e pakuptimtë, gjithë kjo”.

Por, pa marrë parasysh këtë Kryeprokurori Lumezi ka treguar se nuk ka vendosur ende nëse do të padisë Hasanin për shpifjet ndaj tij.

“Kam me shqyrtu edhe një herë këtë, masnej do të shikojmë”.

Lumezi, gjatë bisedës shpjegon se e di se ka shumë pakënaqësi ndaj Prokurorisë së Shtetit dhe personalisht ndaj tij, për shkak të punës së tyre si organ i akuzës.

Sipas tij vetëm vitin e kaluar institucioni që ai drejton ka ngritur rreth 18 mijë aktakuza, nga 32 mijë lëndë sa kanë qenë në hetim.

“Ata, potencialisht mua më përjetojnë si një njeri që jam në krye të institucionit dhe kanë njëfarë pakënaqësie, edhe me institucionin edhe me kryeprokurorin e shtetit”.

“Tash unë me ja nis me u marrë me gjithë këta persona a? Sidomos jo me ata që kanë aktgjykim të shkallës së parë dhe shpallen fajtorë për vepra penale, sidomos për korrupsion”, sqaroi Kryeprokurori i Kosovës.

Ndryshe, të martën, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka përfunduar hetimi për dyshimet e ngritura për dosjen e provimit të Jurisprudencës së Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Hetimi i kryer nga Prokuroria e Themelore e Prishtinës ka pasur me publikimin e dëshmive të plota të cilat hedhin poshtë çdo pretendim të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, të bëra në ditën kur u dënua për korrupsion sa ishte rektor i UP’së, se Lumezi e ka dosjen e manipuluar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test