“Shpend Ahmeti po mendon që sondazhi është të luajë ‘kile’”

Aktuale

“Shpend Ahmeti po mendon që sondazhi është të luajë ‘kile’”

Nga: B.S Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 20:18
Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti

Ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta ka komentuar mungesën e Shpend Ahmetit në debatin me Arban Abrashin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se VV dhe Ahmeti po mendojnë që balotazhi është të luajnë ‘kile’, përcjell Bota sot.

Ai thotë se aty duhen fakte dhe prandaj është frikësuar të përballet.

Postimi i plotë:

VV dhe Shpend Ahmeti po mendojnë se balotazhi është me luajt "kile"... 
S'erdhën në emisionin e aranzhuar me vullnetin e tyre në Rubikon i cili tash po shkon Live - pra s'erdhën në formatin më të shiquar Televiziv Kosovar, të njohur si "Hard Talk", e ku te Adriatik Kelmendi - lypen Fakte, Fakte dhe vetëm Fakte...
Frigacak, që në njërën anë gjuajn Mollotov, gjuajn gas lotesjelles e djegin me mollotov Policine Kosovare për së gjalli, sikur edhe Prishtinën - por që Hard Talk me Fakte, për temat e Mëdha Politike kanë frikë të vijnë...
Athua Pse?!
Vv dhe Shpendi s'kanë me ardh në asnjë debat tjetër, ngase u kanë ardh edhe sot, sondazhet taze....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat