Arben Gashi e quan frikacak Shpend Ahmetin, ja pse

Aktuale

Arben Gashi e quan frikacak Shpend Ahmetin, ja pse

Nga: B.S Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 21:29
Arben Gashi

Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në facebook, kryetarin aktual të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin e ka quajtur frikacak, pas anulimit të pjesëmarrjes në debatin e planifikuar për sonte me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashin.

“Aulimi i debatit te sontem ne Rubikon, nga ana e Shpend Ahmetit, me arsyetimin se ka vendosur partia, konfirmon dyshimin qe Prishtinen e 4 viteve te kaluara e kane drejtuar nga selia e Partise (ne menyre ilegale). Prishtines nuk i duhet per kryetar nje frikacak qe komandohet nga struktura joformale!! Per Prishtinen me dinjitet dhe perfaqesim, duhet ndryshimi”, ka shkruar Gashi, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat