Gecaj: Qeveria peng e kauzës false

Aktuale

Gecaj: Qeveria peng e kauzës false

Nga: B.S Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 15:58
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka thënë se qeveria është peng e kauzës false për demarkacionin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pasi pohimet e Bulliqit janë të pabazuara dhe të gabueshme, Ambasada amerikane është shprehur e zhgënjyer, ndërsa që Halil Matoshi është shprehur i hutuar dhe i çorientuar, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

QEVERIA PENG E KAUZËS FALSO

Pasi konkludon se pohimet e komisionit te Bulliqit janë të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme, Ambasada Amerikane shton: “...Marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht...”

Ndërsa i hutuar e i çorientuar deklarohet edhe Halil Matoshi: “I kuptojmë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për këtë çështje dhe njëkohësisht konsiderojmë se adresimi i çështjes së demarkacionit prej nisjes së punës së Qeverisë Haradinaj është bërë me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje”.

“BIRA E MINIT TREQIND QESE” ????

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat