Gaxherri: LDK-ja po punon me opozitën që pas Vitit të Ri ta rrëzojmë Qeverinë

Aktuale

Gaxherri: LDK-ja po punon me opozitën që pas Vitit të Ri ta rrëzojmë Qeverinë

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 17:14
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se partia e saj dhe opozita janë duke punuar në mënyrë intensive që ta rrëzojnë këtë Qeveri.

Ajo në një prononcim, ka thënë se janë duke punuar që pas vitit të ri të shkohet në zgjedhje të përgjithshme.

“Unë mund të them që ne po punojmë çdo ditë që pas Vitit të Ri ne të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Gaxherri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat