Latifi i përgjigjet Veselit: Mes meje e Kadrisë, qytetari e di se kush është...

Aktuale

Latifi i përgjigjet Veselit: Mes meje e Kadrisë, qytetari e di se kush është...

Nga: B.S Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:25
Smajl Latifi

Smajl Latifi, kandidati për kryetar të Rahovecit nga AAK, i është kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili, në një fjalim të mbajtur dje në Rahovec, kishte thënë se "Nuk e kemi ditur se Smajl Latifi kishte qenë shumë tregtar".

Në tubimin qendror të AAK-së në Rahovec, Latifi i është përgjigjur kësaj deklarate.

"Dje, në po këtë sallë e në vendin ku jemi ne, Kadri Veseli u mor më shumë me mua, se sa me kandidatin e tij. Dhe nuk ka faj. Sepse kur nuk ka argumente për të mbështetur kandidatin e tij, sulmon në mënyra të ulëta çfarë jemi mësuar ti shohim, kundërkandidatin. Shumë mirë. Unë kam vetëm këto fjalë: Në mes të Kadriut dhe Smajlit, qytetari e di se kush është tregtari!"; ka deklaruar Latifi.

"Ashtu siç e dinë edhe përkushtimin dhe ndershmërinë e secilit. Ju e dini se unë i respektoj tregtarët, edhe pse unë nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam tregtar, e këtë qytetarët e dinë fortë mirë, por një gjë tashmë dihet se të gjithë ata që punojnë me djersë dhe mund, edhe nga këtu unë i vlerësoj dhe i përshëndes. Nuk më çudit nëse edhe në ditët në vazhdim mund të përdorin një diskurs të tillë, sepse tashmë ata e dinë që unë po bëhem kryetar", ka thënë mes tjerash ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat