Atentat ndaj ish deputetit, ish agjenti i SHIK-ut ka një këshillë për Gani Gecin

Aktuale

Atentat ndaj ish deputetit, ish agjenti i SHIK-ut ka një këshillë për Gani Gecin

Nga: B.S Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 21:45
Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka njoftuar opinionin e gjerë shqiptar për një paralajmërim që ka marrë ditë më parë, lidhur me një atentat të mundshëm që po planifikohet ndaj tij.

Familja Geci, përmes një reagimi për media, ka njoftuar për një paralajmërimin  që ka marrë ditë më parë nga Policia e Kosovës, lidhur me një atentat të mundshëm që po planifikohet ndaj anëtarit të familjës së tyre, ish deputetit Gani Geci.

"Të nderuar qytetar pardje (E hënë) me datën 13.11. 2017 rreth orës 11e35 minuta në derën tonë kanë trokitur dy policë hetues të krimeve të rënda nga Prishtina. Pasi janë prezentuar me ID kartel, si policë hetues para vëllaut tonë Gani Gecit, i kanë thënë se kanë një bisedë me Ganiun. Ganiu i ka ftuar brenda në kullën tonë. Policët në mënyrë të qetë i kanë thënë që mos të shqetësohet por që Policia e Republikës së Kosovës ka informata dhe është duke hetuar se dikush është duke përgaditur një atentat kundër vëllaut tonë Gani Gecit. Policia e ka pyetur vlëllaun tonë se mos rastësisht Ganiu ka ndonjë informatë apo ndonjë kërcënim eventual! Vëllau ynë Ganiu pas konsultimeve me avokatin e ka dhënë një deklaratë para policëve hetues, deklaratë të cilën policia e ka marr me vete", thuhet ndër tjerash në reagimin e familjes Geci.

Por, pas këtij paralajmërimi për një atentat të mundshëm ndaj Gani Gecit, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka drejtuar një këshillë për Gecin.

“Gani miku ki kujdes se ky shtet i kapur ... në vend që të mbroj të vret vet pas shpines,pastaj kinse të qan edhe naj titull post_mortum ta jep si jav kan dhan shum tjerve... tituj të herojve edhe pse i kan vrar vet ..”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat