Avdullah Hoti godet rëndë Shpend Ahmetin. E quan...

Aktuale

Avdullah Hoti godet rëndë Shpend Ahmetin. E quan...

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 23:05
Avdullah Hoti

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka akuzuar për gënjeshtra kryetarin e Prishtinës, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat në krye të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Hoti, ish-nënkryetar i Prishtinës gjatë qeverisjes së kryeqytetit të Kosovës nga Isa Mustafa, ka thënë se Ahmeti ka folur të pavërteta në debatin përballë kundërkandidatit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, për kredinë që ndërmarrja “Trafiku Urban” ka marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për blerjen e autobusëve të rinj.“Ne kemi shkuar në disa vizita në Londër për të marrë një kredi për blerjen e 57 autobusëve dhe ka ndodhur një gjë e tillë”, ka thënë Ahmeti në debat, duke akuzuar Ministrinë që udhëhiqte Hoti për pengimin e blerjes së autobusëve.

E, në një shkrim në Facebook, Hoti ka thënë se ishte vetë Ahmeti ai që e vonoi kredinë për autobusët.“Shpendi prape po thote te paveteta per kredine e trafikut urban. Ate kredi e kam quar une perpara pasi Shpendi nuk perfillte kerkesat ligjore qe te merrte aprovimin nga Kuvendi Komunal”, ka shkruar Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat