Zëdhënësi i Qeverisë: Demarkacioni nuk është në agjendën e takimeve të Haradinajt në Bruksel

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë: Demarkacioni nuk është në agjendën e takimeve të Haradinajt në Bruksel

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 23:33
Ramush Haradinaj

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka treguar agjendën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës të cilën do ta realizojë në Bruksel më 17 nëntor.

I pyetur se a do të diskutohet edhe për çështjen e demarkacionit, gjatë takimeve që Haradinaj do të zhvillojë në Bruksel, Vllahiu ka thënë se ajo nuk është në agjendën e kryeministrit.

“Çështja e demarkacionit nuk është pjesë e agjendës, përveç faktit që çështja e demarkacionit mund të diskutohet brenda takimeve bilaterale që do të zhvillohen gjatë ditës së premte me kryeministrin dhe zyrtarët e lartë evropian të BE-së”, ka thënë Vllahiu në RTV21.

Në takimet e Haradinajt në Bruksel do të diskutohet kryesisht për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

Zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se pjesë e agjendës së Këshillit të Stabilizim Asocimit është kryesisht rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht reformat në vend dhe prioritetet, nëse janë zbatuar ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat