Haradinaj takohet me Thaçin para nisjes në Bruksel

Aktuale

Haradinaj takohet me Thaçin para nisjes në Bruksel

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 08:02
Ramush Haradinaj- Hashim Thaçi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të qëndroj në Bruksel, me ç’rast do të jetë pjesë e Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.

E para nisjes Haradinaj zhvilloi një takim me presidentin Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri përmes një postimi në Facebook.

“Para nisjes në Bruksel për takimin e rradhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE zhvillova edhe një bashkëbisedim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për rrugën evropiane të Kosovës” shkruan Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat