Lekaj u premton Jasharit dhe Lladrovcit se do t’i mbështes në projektet rrugore

Aktuale

Lekaj u premton Jasharit dhe Lladrovcit se do t’i mbështes në projektet rrugore

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:43
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot në një takim kryetarin e komunës së Skënderajt Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit Ramiz Lladrovci.

Me kryetarët e dy komunave drenicase Lekaj ka biseduar lidhur me sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështjet e infrastrukturës rrugore.

Siç thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga kjo Ministri, Lekaj u zotua se do t’i shikojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe do t’u qëndrojë pranë me mjete buxhetore për projektet rrugore që janë me rëndësi për ketë rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat