Le Monde: Eulex – mision që njihet për skandale

Aktuale

Le Monde: Eulex – mision që njihet për skandale

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:25
EULEX

Dorëheqja e Malcom Simmons është skandali i dytë i madh me të cilin përballet Eulex, që nga marrja e mandatit më 2008.

Trupa europiane që merret me mbikëqyrjen e policisë dhe gjyqësorit kosovar, si dhe me rastet më të ndjeshme të korrupsionit dhe krimeve të luftës qe tronditur më herët nga akuzat e prokurores Maria Bamieh, që pati kritikuar kolegë të saj për marrje ryshfeti për të bllokuar raste të caktuara. Si pasojë e tyre ajo qe shkarkuar.

Bashkimi Europian pastaj pati caktuar një ekspert, që pati pranuar se rasti ishte trajtuar në mënyrë të mjerueshme, por pa mundur të hedhë poshtë akuzat. Rasti qe mbyllur më 2016, për sic qe thënë mungesë provash, shkruan Le Monde.

Një zëdhënëse e Trupës Eurpiane për Marrëdhënie me Jashtë ka hedhur poshtë akuzat e Simmons, duke insistuar se hetimi hapet gjatë vjeshtës, në përputhje me Kodin e Sjelljes dhe Disiplinës.

Ky zhvillim i ri tregon për për atmosferën e zymtë që mbizotëron mes gjyqtarëve në Eulex. Në Bruksel besohet se Simmons ka bërë akuza si rrjedhojë e ankesave ndaj tij nga dy kolegë, që do ta çonin para Komisionit Disiplinor.

Rasti i ishte caktuar një ish gjykatësi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë – Aindrias O Caoimh. “Ai i ka kërkuar z. Simmons të ofrojë krejt dëshmitë që posedon, por ai ka refuzuar ta bëjë këtë gjë”, thotë zëdhënësja.

Simmons refuzon të japë këtë dokumentacion për shkak të pavarësisë së hetimit, ndërsa gjetetjet e tij pritet t’i ofrohen eprorëve të tij, dhe jo Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për marrëdhënie me jashtë.

Trupa europiane akuzohet edhe se ka mbyllur njërin sy në rastet më të ndjeshme të korrupsionit, në emër të stabilitetit të një shteti akoma fragjil. Kjo ka prekur nivele aq të larta, sa 800 të punësuarit aty që marrin paga të majme duket sikur kanë adoptuar praktikat lokale, në vend se t’i luftonin ato.

“Nuk mund të kemi një mision që një ditë këshillon Ministrin e Drejtësisë, ndërsa të nesërmen një prokuror i tij e ndalë atë ministër”, pati thënë më 2015 Andrea Lorenzo Capussela, një ish i punësuar i këtij misioni në Kosovë.

Por më 2014 pushteti i këtij misioni qe reduktuar. Që atëherë është limituar në mbështetjen e gjyqtarëve kosovarë dhe në trajtimin e një grusht rastesh, kryesisht ato më të ndjeshmet. Sipas raporteve më të fundit, gjyqtarët e Eulex kanë dhënë 620 verdikte që nga viti 2008. Por asnjë lider politik me peshë në Kosovë nuk është dënuar për korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat