230 euro në muaj për ato që përjetuan tmerrin në luftë

Aktuale

230 euro në muaj për ato që përjetuan tmerrin në luftë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 16 nëntor 2017 Në ora: 15:41
ilustrim

Viktimat e dhunës seksuale të luftës se fundit në Kosovës do të marrin pensione prej 230 euro në muaj, ani pse organizatat që kanë bërë verifikimin e tyre dhe vetë qendra për rehabilitimin e të mbijetuarve nga tortura kishin kërkuar që kjo shumë te jetë nga 300 euro në muaj.

Sipas Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarave nga Tortura, janë rreth 1200 viktima të dhunës seksuale që janë regjistruar, ndërsa jo të gjitha do të aplikojnë për pensione. Disa prej tyre nuk e dëshirojnë të marrin këtë pension nga shteti.

Image
Drejtoresha Ekzekutive e QKRMT-së Feride Rushiti

Drejtoresha Ekzekutive e QKRMT-së Feride Rushiti, ka thënë se më në fund po jetësohet kërkesa e tyre e kamotshme  që të mbijetuarit e dhunës seksuale t’iu njihet statusi dhe t’iu jepen pensionet e garantuara me ligj.

“Shuma prej 230 euro është një shumë solide dhe e mirëpritur nga ne por edhe vet të mbijetuarit, duke pasur parasysh mundësitë buxhetore të Kosovës. Edhe një shumë dukshëm më e madhe nuk do I shlyente vuajtjet e tyre, por ky pension personal se paku do iu mundësoj mbulimin e shpenzimeve bazike që në të shumtën e rasteve janë për medikamente dhe procedura mjekësore dhe çka është edhe më e rëndësishme caktimi I shumës ka edhe simboliken e mbështetjes shtetërore, gjë që ka munguar deri më tani. Të vetmen mbështetje e kanë pasur nga organizatat joqeveritare, si në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, psikosociale dhe ligjore po ashtu edhe në fuqizimin ekonomik” ka thënë Drejtoresha Ekzekutive e QKRMT-së Feride Rushiti për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat