Basti i 4 zyrtarëve partiakë për balotazhin e së dielës: Kush humb e kush fiton

Aktuale

Basti i 4 zyrtarëve partiakë për balotazhin e së dielës: Kush humb e kush fiton

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 16:39
Basti

Katër përfaqësuesit e katër subjekteve politike, Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja, Besnik Bislimi nga VV-ja, Abelard Tahiri nga PDK-ja dhe Blerim Kuçi nga AAK-ja kanë vënë bast në “Rubikon”, për raundin e balotazhit që do të mbahet më 19 nëntor.

Muhaxheri dhe Bislimi kanë vënë bast për garën e Prishtinës, ndërsa Tahiri e Kuçi për garën në nivel vendi.

Bastet e dakorduara të tyre janë si në vijim:

– Gazmend Muhaxheri: Arban Abrashi fiton në Prishtinë me diferencë deri në 3000 vota kundrejt Shpend Ahmetit

– Besnik Bislimi: Arban Abrashi merr më pak vota se në raundin e parë, Shpend Ahmeti fiton, PDK-ja e bart Jerusalemin në Skenderaj

– Abelard Tahiri: PDK-ja qeveris me 10 komuna (përfshirë Skenderajn)

– Blerim Kuçi: AAK-ja qeveris me shtatë komuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat