LDK përmbyll fushatën në Gjilan me një tubim madhështor

Aktuale

LDK përmbyll fushatën në Gjilan me një tubim madhështor

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 17:07
Pamje nga tubimi Gjilan

(E plotësuar) - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se vota për LDK-në Gjilan nuk është votë vetëm për një person, por është votë për një koncept, për një ide dhe për një program.

Programin e LDK-së për Gjilanin, Mustafa e quajti programin më të mirë dhe më të dobishëm për qytetarët e kësaj komunë.

Mustafa u mor edhe me rivalin e Hazirit në Gjilan nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshin ku siq tha Mustafa ka thënë se do ta sjell modelin e Prishtinës në Gjilan e që sipas Mustafës është model i dembelisë, dështimit, mashtrimit e propagandës.

Mustafa: Vota për Lutfi Hazirin është votë për një koncept

Image

“Fitorja e Lutfi Hazirit nuk është vetëm fitore e tij individuale, vota për Lutfi Hazirin nuk është votë për një njëri, është votë për një koncept, është votë për një ide, është votë për një program. Për një program i cili është treguar më i miri dhe më i dobishmi për qytetarët e Gjilanit, prandaj unë sot jam këtu të ju falënderoj gjithë juve për përkrahjen që e keni dhënë në votimin e kaluar, për besimin dhe po ashtu, të ju falënderoj sot për të dielën për votën që do të ja jepni të gjithë ju dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit. Një programi të madh, një pune të madhe, sepse vota për Lutën është votë për një program të mirë, është votë për një punë transparente, votë për një punë të madhe, votë për një vizion të madh për Gjilanin”, tha Mustafa.

Kryetari i LDK-së premtoi se autostrada për Gjilanin do të ndërtohet dhe do ta lidh atë me Preshevën.

Ndërsa, kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se gjilanasit më 22 tetor i kanë bërë nder se kanë votuar drejt.

Sipas tij ata kanë votuar me mendje e me zemër të bardhë, e jo me mendje e me zemër të sëmurë.

Haziri tha se gjilanasit njihen si punëtorë e natyrisht edhe mendjen edhe zemrën e kanë të bardhë, sipas tij për dallim prej atyre që vetëm ngjyrën e kanë të kuqe, ndërsa zemrën dhe mendjen e kanë ‘bajagi të zezë’.

Pretendenti edhe për një mandat në krye të Gjilanit tha se LDK është vetë Gjilani dhe se janë një herë më të mëdhenj se partia e dytë, dy herë më të mëdhenj se partia e tretë dhe mbi 10 herë se partitë tjera.

Haziri tha se ata që bënë dosje për ish kryeministër, ata që i thanë policit do të shkosh në shtëpi, ata që i thanë prokurorit do të burgosim, nuk mund të qeverisin me Gjilanin.

Haziri: Më të 19-tin kemi me i pastruar politikisht

Image

“Ne mendojmë dhe besojmë që e kanë një vend në institucionet në vend, por jo ashtu siç janë sjellë deri dje, jo ashtu siç janë sjellë me arrogancë dhe me famën e numrave, jo ashtu siç tregonin muskuj e kërcënime. Ata që i thanë policit ki me shku në shtëpi, ata që i thanë prokurorit se kemi me të burgos, ata që bënë dosje për kryeministrin e vendit, ata që i kërcënuan deputetët, ata që i kërcënuan qytetarit, ata që i kërcënuan fëmijët. Ata që gjuhën e kanë të papastër, ata që erdhën në Gjilan dhe vjellën vrer, e lanë vendin pa pastruar, por me të 19-tin  kemi me i pastruar politikisht dhe në Gjilan e kanë vështirë me u sjellë sikurse janë sjellë, sikur se u munduan të kthehen, sikurse u munduan të ndërtojnë një besim. Por, vetëm 8 vetë i takoi, vetëm 7 vetë në lagjen Malësia, vetëm pesë tregtar i thanë mirëdita”, tha ai.

Për t’i dhënë mbështetje kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri nga Zvicra në Gjilan ka ardhë këngëtarja e njohur Adelina Ismajli.

Ismajli që njihet si simpatizantë e flaktë e LDK-së në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” këndoi dy këngë për ish-presidentin e Kosovës dhe liderin e ndjerë të LDK-së Ibrahim Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat