Pacolli: Diaspora ka dhënë kontribut të madh në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit

Aktuale

Pacolli: Diaspora ka dhënë kontribut të madh në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 20:19
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se delegacioni qeveritar, ka pritur në ambientet e ambasadës së Kosovës në Bruksel bashkatdhetarët, ku ka thënë se diaspora ka dhënë kontribut të madh në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit.

“Sonte në mbrëmje, në ambientet e ambasadës tonë në Bruksel, takuam bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë.  Diaspora jona ka dhënë kontribut të madh në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës andaj ne ju kemi shumë borxh”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat