Sot shpallet aktgjykimi për sulmin në Kuvend

Aktuale

Sot shpallet aktgjykimi për sulmin në Kuvend

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 07:36
Gjykimi i aktivistëve të Vetëvendosjest

Gjykata Themelore e Prishtinës sot do të shpallë aktgjykimin në rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016.

Sipas Gjykatës, shpallja e aktgjykimit sot, në ora 13:00. Këtë vendim Gjykata e kishte marrë pasi palët dhanë fjalën përfundimtare në rastin e të akuzuarve: Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti.

Në fjalën përfundimtare, avokati i Frashër Krasniqit ka thënë se prokurori ka dështuar të bindë se sulmi kundër Kuvendit të Kosovës është kryer nga klienti i tij dhe të akuzuarit e tjerë.

Ndërsa, prokurori i Prokurorisë Speciale kërkoi nga Gjykata të shpallë të pandehurit fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti, aktakuzën e kishin quajtur politike, ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga Gjykata Themelore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat