Haradinaj: Mbështetja për diasporën do ta ndihmojë zhvillimin e vendit

Aktuale

Haradinaj: Mbështetja për diasporën do ta ndihmojë zhvillimin e vendit

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 09:31
Ramush Haradinaj në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë në Belgjikë.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, diaspora kosovare në Belgjikë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer.

Haradinaj ka thënë se mbështetja për diasporën do ta ndihmojë zhvillimin e vendit dhe do ta forcojë rrugën e Kosovës drejt integrimeve.

“Në përgatitje për takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit këtu në Bruksel, është e pashmangshme të mos takojë edhe njerëzit tanë që e duan dhe jetojnë me atdheun e tyre”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat