Zafir Berisha tregon se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Prizren

Aktuale

Zafir Berisha tregon se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Prizren

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 17 nëntor 2017 Në ora: 10:38
Zafir Berisha

Deputeti i NSIMA-s për Kosovën, Zafir Berisha dhe ish-kandidatë për kryetar të Prizrenit ka thënë se në zgjedhjet e së dielës, qytetarët do të ndëshkojnë krimin e bandës së klanit “Pronto” në Prizren.

Ai ka thënë se në Prizren ndryshimi vjen me n e Mytaher Haskukes nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Mytaher Haskuka do t’i fitojë zgjedhjet e së dielës, sepse duhet ndëshkuar krimi dhe banda e klanit “Pronto”, tha Berisha për “Bota sot”.

Ai më tej tha se të gjithë votuesit e NISMA-s në këtë qytetet do të votojnë për kandidatin e VV-së.

“Deri dje kam menduar se 90 për qind e votuesve të mijë do të votojnë për Haskuken e Vetëvendosjes, por tashmë jam i sigurtë se më shumë se 100 qind për qind të votuesve do të votojnë për Mytaherin, e jo për inspektorin Shaqa që përfaqëson klanin “Pronto”. Pra qytetarët do të votojnë për ndryshim në Prizren, e ndryshimi në Prizren vjen me n e Mytaher Haskukes”, shtoi Berisha.

Ndryshe, në zgjedhjet e së dielës për kryetar të Prizrenit, do të garojë Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat