Rinumërimi i 440 vendvotimeve drejt fundit

Aktuale

Rinumërimi i 440 vendvotimeve drejt fundit

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 11:36
Kutitë e votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve procesi i rinumërimit të 440 vendvotimeve nga zgjedhjet për kuvende komunale është duke shkuar drejt fundit.

Deri të premten paradite janë rinumëruar 312 vendvotime apo 70.91 përqind dhe se ky proces është duke vazhduar edhe më tej.

Ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se ky rinumërim pritet të përmbyllet shumë shpejt.

Rinumërimi i 440 vendvotimeve ka ndodhur pasi që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjetur se ka pasur mospërputhje gjatë numërimit të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat