Merret vendimi për aktivistët e VV-së, me kaq vite burg dënohen

Aktuale

Merret vendimi për aktivistët e VV-së, me kaq vite burg dënohen

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 13:16
Seanca gjyqësore, shpallja e aktgjykimit

(E plotësuar) - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë shpallur fajtorë në lidhje me sulmin që ka ndodhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës gushtin e vitit të kaluar.

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar  katër aktivistët e VV me 21 vjet burgim, për kryerje të veprës terroriste.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Egzon Haliti 5 vjet, Frashër Krasniqi me 8 vjet burg, ndërsa, Adea Batusha është dënuar me dy vjet burg.

Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra, i cili lexoi aktgjykimin, tha se ata janë shpallur fajtor për kryerjen e veprës terroriste.

Kalludra: Janë fajtor, kanë kryer vepër terroriste

“Janë fajtor sepse pas marrëveshjes paraprake me njëri-tjetrin dhe me qëllim të detyrimit të deputetëve të Kosovës, për mos ratifikimin e marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës dhe me qëllim të shkaktimit të ndjenjës së pasigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, kanë planifikuar, organizuar dhe kanë ndërmarrë veprime përgatiture për kryerjen e sulmit në ndërtesën e kuvendit të Republikës së Kosovës. Të akuzuarit në bashkëpunim kanë kryer vepër penale, kryerja e veprës terroriste nga neni 136 paragrafi 1 lidhur me nenin 35”, tha ai.

Derisa gjyqtari ka lexuar aktgjykimin, kanë reaguar familjarët e të akuzuarve, ndërsa, Policia ka filluar t’i nxjerr ata nga salla e gjykimit. Nga salla u nxor edhe deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, e cila pas marrjes së këtij vendimi, ka quajtur  gjyqtarin dhe trupin gjykues kriminel të Klanit Pronto.

Bujupi: Ju jeni kriminel

“Kriminel të klanit pronto jeni, kriminel. Kriminel dhe je ti i klanit pronto, kriminel”, tha ajo.

Reagimi i familjeve vazhdoi, derisa Policia largoi mediat nga salla.

Kundërshtimi i vendimit nga familjarët vazhdoi edhe jashtë sallave. Nëna e Atdheut, Nexhibe Arifi, tha se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për fëmijët e tyre.

Arifi: Krenohemi për fëmijët e tanë

“Ne qe një vit jemi të shtypur  në depresion. Këta për shkak të Astritit e kanë bërë këtë gjoja se kemi pasur arsye që e kemi vra. Jo nuk kemi mu ndal kurrë, këtë rast deri ku të ekziston ky ligj botëror diku....Kemi me kërkua drejtësi, krenohemi për fëmijët e tanë, krenohemi. Nuk ka Kosova fëmijë më të mirë edhe kurrë këta Kosovën nuk kanë me e shitur. Unë në vend të Atdheut kamë me shkua në demonstrata. Nuk e lo unë atje mongi vendin e Atdheut. Atdheut një vit ja kanë humb fakultet, sot e kamë prit Atdheun me shti në punë , e kam shkollua me kushte shumë të vështira, ja humben një vit tash e dënon 6 vjet pa asnjë provë. Baba i Atdheut është dënua 9 vjet , deri kur na me u shkel prej policëve, prej shqipfolësve. Kjo nuk është e drejt, ju lutem , popull mos flini, mos flini, lypi drejtësi nuk mundemi më ne me jetua kështu boll na kanë torturua këta“, tha ajo.

E ky vendim sipas saj është turpi i Kosovës.

Arifi: Jeni turpi i Kosovës

“Krejt Kosova janë me ta janë me drejtësinë e tyre, kundra janë me juve. Kundër këtij shteti që i shkel të drejtat për çdo ditë. I keni liruar njerëzit prej supremes i keni dërguar, e dini ju çka kanë bërë ata për këtë vend , çka kanë vra e çka kanë pre . Pa asnjë dëshmi marre, marre ju koftë , veç fjalën terrorizëm e lere më i dënuar turpi i Kosovës jeni “, tha ajo.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi ka deklaruar se vendimi i sotëm dëshmon se sot është bërë një masakër e drejtësisë dhe  se është dënim për arsye politike.

Image
Tomë Gashi

Gashi: Kemi të bëjmë me një rast politik

“Arsyeja e parë është që ta mbulojnë vrasjen e aktivistit Astrit Deharit e cila ka ndodhur më 5 nëntor të vitit 2016  në qendrën e paraburgimit në Prizren për shkak të këtij rasti dhe arsyeja e dytë që është politike është që ne i kemi më pak se 24 orë para zgjedhjeve komunale që kanë nesër për kryetar të komunave. Të gjithë ju që e keni përcjell gjykimin e keni vërejt që provat që prokuroria ka prezantuar kanë qenë prova shfajësuese për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe është paksa e çuditshme, është një non sens juridik, është krejtësisht në kundërshtim me dispozita vendore dhe ndërkombëtare që si trup gjykues nuk i beson ekspertizave të veta, Policisë së Kosovës FBI-së dhe të gjitha provave që janë administruar gjatë këtij gjykimi. Unë besoj që nga fillimi është pa se këtu nuk kemi të bëjmë me një rast penal por kemi të bëjmë me një rast politik“, ka thënë ai.

Ai tha se do të vazhdojnë luftën si avokat por nuk janë të sigurt që edhe në instancat tjera janë të involvuar politikisht.

Gashi: Kjo çështje politike mund të rregullohet vetëm me trysni politike

“Kjo çështje politike mund të rregullohet vetëm me trysni politike, mund të rregullohet me kërkesën e involvimit të faktorit ndërkombëtar që t’i përcjell këto gjykime të cilat janë  direkt të porositura nga oponent të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të gjithë aktivistët janë gjykuar dhe janë shpallur fajtorë pa asnjë provë, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre partiake“, ka thënë ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që të akuzuarit Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti të dërgohen në paraburgim. Ndërsa një vendim i tillë nuk është marrë për Adea Batushën.

 

***

Avokati i deputetit të akuzuat për terrorizëm Frashër Krasniqit, Tomë Gashi e ka quajtur vendimin e sotëm masakër të drejtësisë.

“Kjo gjykate për arsyeje politike ka vendosur ti shpall të fajshëm aktivistet. Kjo u bë për 2 arsyeje, për ta mbuluar vrasjen e Astrit Deharit dhe se jemi dy dite para zgjedhjeve komunale”

Gashi ka paralajmëruar ankesë në apel, por tha se nuk janë të siguritë se apeli do ta zgjidh, pasi sipas tij çdo gjë është politike.

Image

Katër aktivistët e VV-së të dyshuar për sulmin në Kuvend, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha janë shpallur fajtorë.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim.

Adea Batusha është dënuar me 2 vjet burgim.

Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim.

Egzon Haliti është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim. 

Pamje të drejtpërdrejta pas vendimit të Gjykatës për aktivistët e VV-së

Image

Aktivistët e VV-së të dyshuar për terrorizëm arrijnë në gjykatë, pritet aktgjykimi

Të akuzuarit për terrorizëm nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur në Gjykatë ku për pak pritet të fillojë seanca ku do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.

Deputeti Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha akuzohen se kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.

Gjykata Themelore do të vendos sot në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e të dyshuarve.

 Në mesin e të akuzuarve në këtë grup ka qenë edhe tashmë I ndjeri Astrit Dehari,  i cili më 5 nëntor të vitit të kaluar ka vdekur në burgun e Prizrenit në rrethana deri më tani të pasqaruara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat